Gjykate: Dosja ndaj oficerit te policise se Rreshenit

TIRANE (6/14/2001)- Oficeri i policise se komisariatit te Rreshenit qe ndodhet i burgosur si pergjegjes per vetevrasjen e te ndaluarit Gjon Gjonaj, ne mjediset e ketij komisariati, pritet te dale se shpejti perpara drejtesise. "Dosja ne ngarkim te oficerit Cub Ahmetaj, i cili ishte ne sherbim naten e 11 Marsit, kur Gjonaj u gjet i vetevrare ne mjediset e komisariatit te Rreshenit do te dergohet ne gjykaten e Tirane javen e ardhshme", tha per ATSH-ne kryeprokurori Ushtarak Aleksander Goga. Ndaj oficerit Ahmetaj, 44 vjeç, u morr masa e ndalimit ne 11 Mars, pasi duke qene ne detyre ai nuk kishte bere kontrollin personal te Gjonajt, pas hyrjes ne dhomen e izolimit, ku per pasoje u krijuan kushtet per kryerjen e aktit te vetevrasjes. Ne 15 Mars gjykata e rrethit te Krujes dha ndaj oficerit Ahmetaj masen e sigurise 'burg me afat nje mujor' dhe me pas 'burg pa afat', ndersa behet e ditur se ai do te gjykohet nga gjykata e rrethit te Tiranes. Gjon Gjonaj, 47 vjeç, u gjet i vdekur ne mjediset e komisariatit te Rreshenit, ku ai ishte shoqeruar si menaxher i objekteve te Astrit Bushit, i shpallur ne kerkim si vrasesi i policit Altin Balozi, ne 8 Mars te ketij viti. Sipas versionit zyrtar te Ministrise se Rendit Publik, Gjonaj ishte vetegoditur me nje thike ne zemer, gje te cilen e vertetonte gjetja prane trupit te tij e nje thike te vogel tip biçak. Ndersa drejtues te Partise Demokratike reaguan pas vdekjes se Gjon Gjonaj, anetar i PD rrethi Kurbin. Ata hodhen dyshime te shumta mbi kete akt, duke e quajtur ate "nje vrasje dhe jo vetevrasje". Nje gje e tille u kundershtua nga grupi hetimor i kesaj çështjeje i cili arriti ne perfundimin se "Gjon Gjonaj eshte vetevrare".

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë