Jaho Salihi pranon akuzën, avokat zgjedh Vladimir Meçen

TIRANE (5/8/2001)- Jaho Salihi (Mulosmani) pranoi ne seancen e sotme gjyqesore akuzen si autor kryesor i vrasjes se deputetit demokrat Azem Hajdari, mbremjen e 12 shtatorit '98. Pyetjes per pranimin apo jo te akuzes se ngritur ndaj tij nga Prokuroria e Pergjithshme, Jaho Salihi, i eshte pergjigjur me gjysem zeri "Po". Jaho Salihi, i arrestuar mengjesin e 6 Majit ne qytetin e Bajram Currit, nje dite me pare, iu komunikua masa e arrestit 'burg pa afat' ne gjykaten e rrethit te Tiranes, ndersa sot ai ishte ulur ne banken e te akuzareve perkrah Fatmir Metes, Ismet dhe Isamedin Haxhise. Keta te fundit dhe Izet Haxhia, qe eshte ne kerkim nga policia akuzohen si bashkepunetore te Salihit ne vrasjen e deputetit Hajdari. Ne seancen e sotme, e cila ka zgjatur vetem 10 minuta, i eshte dhene fund dhe dilemes per avokatin qe do te mbroje Jaho Salihin, pas shume avokateve te caktuar kryesisht nga gjykata e Tiranes dhe refuzimit te tyre te vazhdueshem. Salihi kerkoi per mbrojtje avokatin Vladimir Meçe, kerkese qe u pranua nga trupi gjykues i kryesuar nga Arben Micko, ndersa shpenzimet do te mbulohen nga gjykata. Nderkohe ne sallen e gjyqit nuk ishte i pranishem asnje nga te afermit apo familjaret e te akuzuarit si ekzekutor i drejteperdrejte i deputetit Hajdari. Nga deshmitaret e thirrur per te deshmuar sot u paraqit vetem Perparim Zenuni, i cili nuk mundi te deshmoje per mungese te avokatit te sapozgjedhur nga i pandehuri Salihi. Ndersa Fatmira Hajdari, bashkeshortja e Azem Hajdarit, e thirrur nga akuza ne cilesine e deshmitares, ka refuzuar te firmose telegramin e derguar nga gjykata per paraqitjen e saj ne kete proces gjyqesor. Seanca e sotme ka qene nje nder me te shkurtrat qe eshte zhvillur deri me sot per kete proces gjyqesor, qe nisi ne 3 prill te ketij viti, ndersa pritet qe seanca e ardhshme te zhvillohet ne daten 11 Maj.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City