KESH-i në punë, shtrohen kabllo të reja në disa lagje

DURRES (7/12/2001) Ka disa ditë që punonjësit e filialit të KESH-it në Durrës i sheh të punojnë nëpër disa rrugë të qytetit, duke shtruar kabllo elektrikë të nëndheshëm. Sipas specialistëve, punohet në disa drejtime përnjëherë, të cilat synojnë përmirësimin e rrjetit elektrik, po edhe furnizimin më të mirë të disa zonave të veçanta. Kështu vazhdon puna për ndërtimin e linjës së re nga Porto-Romano, gjë që do të sjellë më tepër korent për banorët e kësaj zone, si dhe do të bëjë që linja të ketë më tepër tension. Gjithashtu vazhdon puna edhe në ish-kënetën e Durrësit, për të marrë fund thurja e rrjetave të merimangave prej kablli që, jo vetëm dëmtojnë sistemin e shpërndarjes, por lënë pa dritë edhe qytetarët e Durrësit. Po kështu, një tjetër grup pune po punon në disa rrugë të Durrësit, ku po kryhet zëvendësimi i kabllove ajrorë me kabllo nëntokësorë, që synojnë përmirësimin e furnizimit të këtyre lagjeve.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër