Kavajë: Kapen dy vjedhës automjetesh, në kërkim i treti

KAVAJE (23/10/2001)- Policia e Kavajës ka ndaluar mbrëmë në orët e vona të natës dy hajdutë automjetesh, të cilët akuzohen për disa grabitje të kryera në qytetin e Durrësit, ndërkohë që është shpallur në kërkim një bashkëpunëtor i tretë i tyre. Leonard Kertusha dhe Mikel Shore u arrestuan rreth orës 22:00 të natës së mbrëmëshme, saktësuan burime zyrtare nga policia e Kavajës. Banorë në Durrës, ata akuzohen "për vjedhje në bashkëpunim të automjeteve me qëllimeve përfitimi", shtoi i njëjti burim. Një automjet tip "Fiat Croma" me targa italiane është bllokuar në cilësinë e provës materiale kundër të ndaluarve. Policia tashmë është vënë në kërkim të bashkëpunëtorit të tretë, 30-vjeçarit Agim Çullaj.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Daily Mail’: Mirë se vini në Rivierën Shqiptare, destinacioni i ri i pushimeve me ujëra bruz dhe plazhe të pacenuara