Në një sipërfaqe prej 18 hektarësh në Bishtin e Pallës dhe Porto Romano pritet të ndërtohen depozitat e reja të karburanteve, pasi janë miratuar lejet nga Keshilli i Rregullimit te Territorit te rrethit te Durrësit.
(12/2/2002) Në një sipërfaqe prej 18 hektarësh në Bishtin e Pallës dhe Porto Romano pritet të ndërtohen depozitat e reja të karburanteve, pasi janë miratuar lejet nga Keshilli i Rregullimit te Territorit te rrethit te Durrësit. Gjithashtu aty parashikohet edhe ndërtimi i platformës dhe infrastrukturës për shkarkim-ngarkimin e nënprodukteve të naftës dhe gazit. Këto ndërtime kapin një vlerë nga 60 deri në 90 milionë USD dhe "do të jenë sipas standarteve europiane, ku kapacitetet mbajtëse depozitues do të arrijnë deri në 120 mijë tonë naftë dhe jo më pak se 50.000 tonë gaz i lëngët", thonë specialistët.