Krimet në Kroaci, Millosheviç akuzohet edhe për Dubrovnikun

BRUKSEL (10/9/2001)- Edhe bombardimi i Dubrovnik - i shpallur nga UNESCO pasuri kulturore e njerëzimit - nga ana forcave serbe në fund të vitit 1999 figuron në aktakuzën kundër Sllobodan Millosheviç të bërë publike sot nga Gjykata Penale Ndërkombëtare e Hagës. Ish-presidenti jugosllav, i cili gjendet i burgosur në burgun e OKB-së në Hagë, i akuzuar fillimisht për dhunën në Kosovë, akuzohet tani edhe për krime lufte, krime kundër njerëzimit, për pastrim etnik, dhunë, vrasje, tortura dhe përdhunime për të cilat janë përgjegjëse forcat serbe në Kroaci gjatë viteve 1991-1992. Gjyqi i rradhës ndaj Millosheviç do të shohë për hetë parë ish-njeriun e fortë të Ballkanit të akuzuar edhe për shkatërrimin e pasurisë kulturore të njerëzimit. Konkretisht, ai akuzohet për bomardimet e rënda në qendrën historike të Dubrovnikut të kryera nga kodrat rrethuese nga forcat serbe nga tetori deri në dhjetor 1991. Mbi 1000 bomba ranë mbi Dubrovnikun e vjetër, pasuri kulturore e njerëzimit e mbrojtur nga UNESCO. Në qendrën historike të Dubrovnikut, nuk ndodheshin objektiva ushtarake, në kullat dhe në muret e xhevahirit të brigjeve kroate ndodheshin të vendosura dukshëm simbole të konventës së Hagës që duhet të mbronte pasurinë historike të njerëzimit në rast lufte, ka bërë të ditur TPI. Qindra ndërtesa historike janë shkatërruar apo dëmtuar gjatë bombardimeve.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Shkodër/ Policia dyshime se një person i tretë ishte në makinë me Licin dhe Bushatin! Gjurmë gjaku dërgohen për ekspertim