Maqedoni: Nuk aprovohet ligji i qeverisjes lokale, në rrezik Konferenca e Donatorëve

SHKUP (7 Dhjetor)(7/12/2001) - Maqedonia rrezikon ndihmën ndërkombëtare pasi Parlamenti nuk miratoi ligjin e vetqeverisjes lokale. Konferenca e donatorëve nuk do të zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar para Krishtlindjeve, por mund të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm. Kjo konferencë do të zhvillohej në Bruksel dhe do të jepte të paktën 173 milionë dollarë Maqedonisë. Sipas Rudi Lotz, nga zyra e Bashkimit Evropian në Shkup, e cituar nga Associated Press, "kishte një lidhje të përcaktuar mes konferencës së donatorëve dhe adaptimit trë ligjit, dhe derisa nuk është adaptuar atëherë kjo konferencë nuk do të zhvillohet". Megjithatë sipas Lotz, "ka dhe një shans të minutës së fundit nëse deputetët veprojnë me shpejtësi dhe Parlamenti do të vazhdojë debatin sot".

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë