Ministri i Rendit në Kuvend: Gjon Gjonaj u vetëvra në qeli

(3/30/2001)Vazhdon misteri mbi motivet e vetë-vrasjes së Gjon Gjonajt në dhomat e paraburgimit të Mirditës. Tri javë pas ngjarjes së pazakontë, ministri i Rendit, Gjoni, ka kërcë-nuar për masa të tjera ndëshkimore për policët e komisariateve të Laçit dhe të Rrëshenit. "Pas përfundimit të hetimt do të përcaktoj edhe masat për punonjës të tjerë të policisë, që mund të kenë shkelur rregullat e shërbimit",-tha sot Gjonaj, i thirrur në interpelancë për këtë çështje nga deputeti Dajçi. Ministri i Rendit ka ripohuar edhe njëherë se, nisur nga hetimet e deritanishme, Gjonaj ka vrarë veten me një thikë, të cilën e kishte me vete. Sipas ministrit, pas këtyre konstatimeve, është arrestuar menjëherë oficeri i rojës, Cup Ahmetaj, i cili ka kaluar për ndjekje penale; gjithashtu është shkarkuar shefi i komisariatit të Rrëshenit. Nga ana tjetër, Gjoni ka shfaqur pakënaqësi për Prokurorinë për vonesa në përfundimin e hetimeve. Behët e ditur se sot do të kryhet edhe dorëzimi zyrtar i rapotit mjeko-ligjor, që është një nga hallkat kryesore të hetimit të çështjes. Gjon Gjonaj u gjet i vdekur në një nga dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Rrëshenit në mëngjesin e 11 marsit. Sipas versionit zyrtar të Ministrisë së Rendit, i bërë publik po atë ditë, Gjonaj ishte vetvrarë me një thikë tip biçak. Nga ana tjetër, PD-ja ka reagur gjithashtu duke deklaruar se Gjonaj ishte vrarë nga shteti në dhomat e para-burgimit. Gjonaj ishte anëtar i PD-së së Laçit dhe një nga aktivistët e saj më aktivë.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë