Ndalohet një oficer përgjegjës për vetëvrasjen e Gjonajt në komisariatin e Rrëshenit

TIRANE (3/12/2001)- Policia ka bere pergjegjes nje oficer te informacionit ne komisariatin e Rreshenit per vetevrasjen e te ndaluarit Gjon Gjonaj, ne mjediset e ketij komisariati ne te gdhire te se dieles. Oficeri i informacionit Cup Lik Ahmetaj, 44 vjeç, u ndalua te dielen pasdite pasi duke qene ne detyre ai ka shkelur rregullat e sherbimit; ben te ditur per ATSH-ne burime te Ministrise se Rendit Publik. Oficeri Ahmetaj nuk ka bere kontrollin personal te Gjonaj, pas hyrjes ne dhomen e izolimit, ku per pasoje jane krijuar kushtet per kryerjen e aktit te vetvrasjes. Gjon Gjonaj, 47 vjeç, u vetevra me nje thike te vogel, tip biçak ne mjediset e komisariatit te Rreshenit. Ai ishte shoqeruar ne keto mjedise si menaxher i objekteve te Astrit Bushit, i shpallur ne kerkimi si autor i vrasjes se policit Altin Baloz. Ne objektet qe menaxhoheshin nga viktima policia gjeti nje dite me pare nje arsenal armesh te kalibreve te ndryshme si dhe nje sere dokumentash te falsifikuara.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë