Pilot shqiptar në avionin që u përplas me Kullën

TIRANE (9/15/2001) Eshtë e vështirë të shuhen nga mendja pamjet e tmerrshme të avionëve që u përplasën në Kullat Binjake të Nju Jorkut. E pra, në njërin prej katër fluturuesve të vdekjes, në atë të American Airlines piloti ishte shqiptar: Viktor Saraçini, 51 vjeç, banor i Makerfield Township, Pensilvani, i martuar, me dy fëmijë. Emri ndodhet në listat e gjata të të vdekurve të sigurtë, të publikuara nga CNN. Nuk mësohen më shumë hollësi për të, nga të dhënat e para dihet që Saraçini ishte një shqiptar me banim në Shtetet e Bashkuara dhe punonte si komandant fluturimi në kompaninë American Airlines dhe pikërisht me fluturimin 175 i nisur nga Bostoni në Los Angeles, por që tmerrësisht pati fatin të përplasej me njërën prej Kullave Binjake. Viktor Saraçini është shqiptari i parë i verifikuar mes listës së viktimave të terrorizmit të padëgjuar të 11 shtatorit. "Një arsye më shumë për të mbajtur zi dhe ne shqiptarët", shkruan në Balkanëeb një nga vizitorët e shumtë mes shqiptarëve të Amerikës. Dje, në ditën mbarëbotërore të zisë, shqiptarët treguan respektin e duhur për familjet e mijëra viktimave. Po dje, mësohet të ketë mbërritur në 19 numri i atentatorëve të identifikuar, të cilët mendohet të kenë qenë në katër avionët që iu ndërrua drejtimi. Shqiptari Saraçini (me të tillë mbiemër ka familje në Durrës, Shkodër dhe Kosovë) ka qenë një nga pilotët që është shtrënguar nga terroristët - nuk dihet ende në ç'mënyrë - të drejtojë avionin e tij te njëra prej Kullave Binjake. Bush: Do çlirojmë botën nga e keqja Presidenti amerikan të premten ka qenë fare i prerë: Amerika do t'i përgjigjet sulmit dhe do të çlirojë botën nga e keqja. Jemi një vend paqësor, por edhe i egër kur provokohemi". Kështu ka folur gjatë ceremonisë në Katedralen Kombëtare të Ushingtonit për të nderuar viktimat e masakrës të së martës. Në prani të ish-presidentit Klinton, babait të tij Bush senior, Jimmy Carter, Gerald Ford, të gjithë qeverisë dhe kryetarëve të Kongresit, Bush u lut që "Zoti t'i japë durim dhe vendosmëri Amerikës" në ndërmarrjen e kundërsulmit. Po dje Senati autorizoi përdorimin e forcës dhe Pentagoni thirri në gatishmëri plot 35 mijë rezervistë. George Ë. Bush gjeti forcën dhe kthejelltësinë për të nxitur bisedimet mes Palestinës dhe Izraelit (bisedimet mes Arafatit dhe Peresit të parashikuara për të dielën u anulluan), ndërsa babai i tij kritikoi ashpër CIA-n për pamundësinë e evitimit të terrorizmit. Talebanët: Po goditët hakmerremi Të dyshuarit kryesorë në realizimin e masakrës së 11 shtatorit ngrenë zërin: Po na goditët do të hakmerremi. Ky është mesazhi i dhënë po dje në një konferencë për shtyp nga zëdhënësi i Talebanëve, mbështetës të Bin Ladenit. "Ne e kemi deklaruar se nuk kemi gisht në këtë ngjarje, ndaj po na goditët do të hakmerremi me të gjitha mjetet që kemi", referon agjencia e lajmeve ANSA. Ndërsa nga Shkupi, dje shefi i Aleancës Antlantike Lordi Robertson ka deklaruar: Nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të sulmojnë, ne do të jemi krah tyre. Sapo të na e komunikojnë".

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Shkodër/ Policia dyshime se një person i tretë ishte në makinë me Licin dhe Bushatin! Gjurmë gjaku dërgohen për ekspertim