"Personat që morën komandën e avionëve kundër Kullave Binjake të Nju Jorkut dhe kundër Pentagonit në Uashington, nuk duhej të ishin pilotë me eksperiencë, mjaftonte të ishin stërvitur me një simulator si ato të lojrave elektronike".
(9/12/2001) "Personat që morën komandën e avionëve kundër Kullave Binjake të Nju Jorkut dhe kundër Pentagonit në Uashington, nuk duhej të ishin pilotë me eksperiencë, mjaftonte të ishin stërvitur me një simulator si ato të lojrave elektronike". Cesare Arnaudo, komandant prej 39 vjetësh i Alitalias përpiqet të shpjegojë atë që ka ndodhur në kabinën e pilotëve të avionëve vrasës. "Edhe me një pistoletë të vënë në kokë - thotë për ANSA Arnaudo - një komandant ose një zëvendës pilot nuk do ta drejtonin kurrë avionin drejt grataelëve të banuar. Sigurisht, urdhërat e shoqërisë ajrore janë që të mos kundërshtohen terroristët, por kjo deri në një farë pike: qëllimi kryesor është të shpëtohen sa më shumë jetë njerëzish. Kërkesën e përplasjes me Kullat Binjake - pra vdekja e sigurtë e pasagjerëve dhe e të tjerëve në Kullë - nuk do ta kishte zbatuar asnjë pilot, do të kishte gjetur mundësinë për t-u hedhur në një zonë të pabanuar. Eshtë e mundur - vazhdon piloti i Alitalias - që terroristët t'i kenë kërkuar pilotëve të drejtohen në njërin prej aeroporteve që janë në zonë (janë tre: dy në Nju Jork dhe një në Hudson), pasi janë afruar në zonën e dëshiruar kanë eleminuar pilotët dhe pa prekur asnjë komandë tjetër, vetëm duke kontrolluar drejtimin dhe kuotën, janë përplasur".
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
Po
53.6%
Jo
37.5%
Nuk e di
8.9%
Vota total: 1060
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?