Gati ndërtimi i impiantit të përpunimit të plehrave në qytetin e Durrësit. Në fushat pas Porto Romanos prej kohësh depozitohen plehrat e qytetit të Durrësit.
DURRES
(6/27/2001)
Gati ndërtimi i impiantit të përpunimit të plehrave në qytetin e Durrësit. Në fushat pas Porto Romanos prej kohësh depozitohen plehrat e qytetit të Durrësit.
Malet me mbeturina po pushtojnë sipërfaqe të mëdha toke në njërën prej zonave më të bukura të Durrësit. Dikur e konsideruar si njëra prej perlave turistike të Durrësit, sot gjithçka i përket një zone të ndotur ekologjikisht. Sipas pushtetarëve lokalë, shpresa për ndërtimin e këtij impianti është dhënë nga Italia dhe pritet për modalitete me një shumë prej 7 milionë dollarësh. Në kushtet kur në të gjithë botën është dhënë alarmi për tokat e pushtuara nga plehrat, edhe në Durrës është i domosdoshëm ngritja e një impianti për përpunimin e plehrave, pasi ato dekompozohen ashtu siç janë. Kryetari i Këshillit të Qarkut të Durrësit, Genci Alizoti, thotë: "Jam i mendimit se duhet hequr dorë nga Porto Romano, pasi kjo zonë duhet të kthehet në origjinë. Për këtë nevojiten miliona dollarë, por, sidoqoftë, duhet të ndalohet hedhja e plehrave, si masë e parë, e më pas të mendohet për përpunimin e plehrave në një tjetër zonë." Më tej ai ka bërë të ditur se ka pasur disa kontakte me përfaqësues të firmave italiane, të cilët janë treguar të gatshëm në parim për të investuar në Durrës, por pa përcaktuar modalitetet. Alizoti thotë se "bëhet fjalë për një investim prej 7 milionë dollarësh, e cila parashikon ngritjen e impiantit që do të funksionojë 20 vjet me radhë dhe në fund toka do të kthehet e punueshme. "Neve ende jemi në pritje të sinjaleve nga përtejdeti.