Pranga 13-vjeçarit vodhi makinën

DURRES (6/11/2001) Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 13 vjeçarin R. Sh., banor i lagjes nr.12, pasi i kishte vjedhur me mashtrim automjetin Benz, Burhan Rrumbullakut, banor i lagjes 12 të Durrësit. Vjedhja kishte ndodhur me datën 2 nëntor. Benzi kishte targën DR3786C dhe vjedhja ishte kryer në Porto Romano, kur djali e ka marrë makinën për një xhiro dhe nuk e ka kthyer më. Pas denoncimit forcat e policisë e kanë kapur në flagrancë djalin e mitur sëbashku me automjetin e grabitur i cili ju kthye të zotit. Ndërsa në portin detar, është arrestuar një tjetër person pasi kishte tentuar të kalonte me dokumenta të falsifikuara në drejtim të Italisë. Të dielën në mbrëmje është vënë në pranga, Arben Murati 25 vjeç nga komuna e Gjilanit ne Kosovë. Atij ju kap një pasaportë sllovene e falsifikuar, komuna e Gjilanit në Kosovë. Atij ju kap një pasaportë sllovene e falsifikuar me ndryshim fotografie. Operacioni u krye nga sektori i luftës kundër krimit ekon-omik. Ditët e fundit, veçanërisht gjatë fundjavës forcat e policisë së Durrësit janë impenjuar në aksione antitrafik, ku janë goditur të gjitha tipet e trafiqeve, veçanërisht prostitucioni.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër