Prishtine: "Jeta e një Epoke" serial televiziv me 15 episode, premiera me 10 shtator

PRISHTINE (9/6/2001)- Një serial me 15 seri do të transmetohet më 10 shtator në Prishtinë."Jeta e një Epoke", është një projekt i krijuesve të rinj kosovarë, i cili kushton rreth 300 mijë marka gjermane, është financuar nga Zyra Amerikane në Prishtinë nga Asociacioni për Zhvillimin e Artit dhe Kulturës në Ballkan. Autori dhe producenti i këtij seriali Avni Abazi duke shpjeguar se si lindi ideja për realizimin e këtij seriali filmik tha se për realizimin e tij ideja ka lindur nga vetë situata dhe rrethanat në të cilat po jetojmë dhe deri tani janë realizuar tri nga 15 episodët e planifikuara. Regjisorë të këtyre tri episodeve janë Ismet Sijarina, Agim Sopi dhe Jeton Ahmetaj. Çdo episod i serialit "Jeta e një epoke" trajton një ngjarje të veçantë nga jeta e pasluftës në Kosovë me mesazhe edukative dhe humane për shoqërinë e Kosovës. Realizimin teknik është bërë nga Studio Vizioni, ndërsa premiera e saj do të filloj me 10 shtator në TV Koha Vizion në Prishtinë.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë