Prokuroria: Gjon Gjonaj eshte vetvrare, perfundojne hetimet

TIRANE (4/7/2001)- Gjon Gjonaj, qe nje muaj me pare u gjet i vdekur ne dhomat e izolimit te komisariatit te Rreshenit, eshte vetvrare. Ne nje perfundim te tille ka arritur grupi hetimor i kesaj çështjeje. Megjithate hetimet per kete çështje nuk konsiderohen te mbyllura pasi, sipas burimeve zyrtare te Prokurorise se Pergjithshem, do te merren ne pyetje edhe dy persona te tjere, njeri prej te cileve Zef Malshi. Ky i fundit ishte shoqeruar ne mjediset e komisariatit te Rreshenit se bashku me viktimen. Gjon Gjonaj, 47 vjeç, i shoqeruar ne polici si menaxheri i objekteve te Astrit Bushit, i shpallur ne kerkim per vrasjen e policit te Laçit Altin Balozi, u gjet i vdekur ne 11 mars ne dhomat e izolimit te komisariatit te Rreshenit. Sipas versionit zyrtar te Ministrise se Rendit Publik, Gjonaj ishte vetegoditur me nje thike ne zemer, gje te cilen e vetretonte gjetja prane trupit te tij e nje thike te vogel tip biçak. Ndersa drejtues te Partise Demokratike reaguan pas vdekjes se Gjonajt, anetar i PD rrethi Kurbin. Ata hodhen dyshime mbi kete ngjarje, duke e quajtur ate "nje vrasje dhe jo vetvrasje". Tashme grupi hetimor eshte i versionit se Gjonaj eshte vetevrare, pasi ekspertiza e bere ne trupin e viktimes ka treguar se nuk ka asnje shenje dhune, perveçse plages se shkaktuar me thiken tip biçak dhe nje gervishtjeje mbi vetullen e djathte e cila mund te jete shkaktuar nga pozicioni i renies. Per kete ngjarje pergjegjesia bie mbi Çup Ahmetaj, oficer roje ne komisariatin e Rreshenit, kur viktima ka kryer aktin e vetevrasjes. Ndaj oficerit Ahmetaj ka filluar ndjekja penale, ndersa eshte shkarkuar nga detyra shefi i komisaratit te Rreshenit.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë