(19/2/2002)NE TIRANE
Me date 18.02.2002, ora 12.00, u arrestua shtetasi Lutfi Adem Pira, 63 vjeç, lindur ne Diber dhe banues ne Tirane, me arsim te larte, sepse me date 17.02.2002, rreth ores 20.00, si rezultat i nje grindje familjare ka tentuar te vrase me pushke, djalin dhe vajzen e tij. U bllokua ne cilesine e proves materiale nje pushke mod-56.
Me date 18.02.2002, ora 13.00, u arrestua shtetasi Elvis Koci Meci, 25 vjeç, banues ne Kamez, me arsim te mesem, se gjykata e rrethit Tirane me vendim ka vendosur masen e sigurise “arrest me burg”, per vepren penale te kanosjes per vrasje.
NE DURRES
Me date 18.02.2002, ora 15.30, ne rrugen automobilistike Sukth-Manze, ne vendin e quajtur Ferm-Sukth, shtetasi Palush Voja, 44 vjeç, banues ne Durres, duke drejtuar automjetin tip “Benz” DR 6566 B, ka aksidentuar nje shtetas te pa identifikuar i cili, udhetonte me motorr e ndodhet ne spital ne gjendje te rende. U kryen veprimet proçeduriale, po punohet per identifikimin e te aksidentuarit. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqeruar ne komisariat.
NE ELBASAN
Me date 18.02.2002, ora 19.30, u arrestua shtetasi Luan Veiz Koxha, 27 vjeç, lindur ne Skrapar e banues ne Elbasan, me arsim tetevjeçar, sepse rreth ores 11.00, nga kontrolli i ushtruar ne banes iu gjeten e bllokuan 4 kg bime narkotike canabissativa e pa presuar, e amballazhuar ne qese te vogla plasmasi.
NE VLORE
Me date 18.02.2002, ora 02.00, ne fshatin Gjorme, persona te paidentifikuar kane qelluar me bresheri automatiku ne drejtim te lokalit te shtetasit B. A. U kryen veprimet proceduriale, ku rezultoi se jane thyer xhamat e lokalit e eshte demtuar nje frigorifer. U bllokuan ne cilesine e proves materiale 20 gezhoja mod-56. Po punohet per identifikimin e kapjen e autoreve e sqarimin e motiveve te ngjarjes.
NE BERAT
Kuçove
Me date 18.02.2002, ora 13.00, u ndaluan shtetasit: -Bashkim Refat Bakiu, 32 vjeç, me arsim te mesem; -Fatos Islam Ahmetaj, 26 vjeç, me arsim 6-klase, banuesa ne fshatin Perondi, se gjate muajit shkurt 2002, kane kryer vjedhje me dhe pa thyrje te disa banesave ne qytetet Kuçove, Fier e Tirane.
NE GJIROKASTER
Permet
Me date 18.02.2002, ora 13.00, u arrestuan ne flagrance shtetasit: -Besnik Islam Hoxha, 33 vjeç, me arsim te mesem; -Gentjan Niko Naqo, 17 vjeç, me arsim te mesem; -Ermal Jonuz Hoxha, 20 vjeç, me arsim te mesem; -Erjon Rrapo Dalipi, 21 vjeç, me arsim tetevjeçar; -Harollamb Vasil Qamo, 18 vjeç, me arsim tetevjeçar, banuesa ne Permet, se me dt.17.02.2002, rreth ores 23.00, ne bashkepunim, kane shkaterruar me dashje lokalin e shtetasit T.D. Vlera e demit llogaritet rreth 500.000 leke.
NE KORÇË
Pogradec
Me date 18.02.2002, ora 15.30, u arrestua ne flagrance shtetasi Maliq Jaçe Zeqollari, 60 vjeç, banues ne fshatin Trebinje, me arsim tetevjeçar, sepse gjate rrenies se zjarrit ne kasollen e bagetive, prone e tij, rreth ores 01.00, si pasoje e shperthimit te municionit qe ndodhej ne te, u vra shtetasi Zihni Muça, 40 vjeç dhe u plagos Arben Muça, ( vajtur per ndihme) i cili ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten.
NE FIER
Me date 18.02.2002, ora 08.00, u arrestua shtetasi Oltion Malo Radhima, 21 vjeç, lindur e banues ne Tirane, me arsim te mesem, sepse me date 17.02.2002, rreth ores 21.00, me mjetin “Benz” TR 3012 H, ne rrugen automobilistike Vlore-Fier, tek kthesa e Qarrit, ka aksidentuar me vdekje shtetasin Nikollaq Sillo, 60 vjeç.
Me date 18.02.2002, ora 12.30, tek kisha katolike, lagjia “1 Maj”- Fier, eshte gjetur nje foshnje 6 mujshe, e pa identifikuar, e seksit femer, e cila u dergua ne shtepine e femijes Vlore. Po punohet per sqarimin e rrethanave te ngjarjes e identifikimin e autoreve.
NE SHKODER
Puke
Me date 18.02.2002, ora 10.30, nga kontrolli i ushtruar ne nje banese ne fshatin Kimez –Gjegjan, jane gjetur nje automatik, 2500 fisheke, 2.5 kg lende narkotike kanabis sativa. Po punohet per identifikimin e kapjen e autorit te tyre.
NE LEZHE
Mirdite
Me date 19.02.2002, ora 03.00, u ndalua shtetasi Pjeter Ndue Pepa, 24 vjeç, banues ne fshatin Shebe, me arsim tetevjeçar, sepse ishte person ne kerkim, pasi gjykata e rrethit Mirdite me vendim te dt.20.06.2001, ka caktuar masen e arrestit me burg pa afat (ne mungese), per vepren penale shfrytezim prostitucioni.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.6%
-
Jo
18.7%
-
Ndoshta
10.6%
Vota total: 913
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Miratohet draft-marrëveshja për ndërtimin e sheshit fundor të Bulevardit të Ri në Tiranë
22 Korrik, 23:01
-
Vuçiç: Perëndimi po përgatitet për konflikt direkt me Federatën Ruse
22 Korrik, 22:58
-
Kushtoi 10 milionë euro, Kylian Mbappe blen shtëpinë e Gareth Bale në Madrid! Pishina, fusha futbolli dhe golfi
22 Korrik, 22:54
-
FOTO e re/ Momenti kur Blushi e Valteri përplasen fizikisht në Këshillin Bashkiak
22 Korrik, 22:50
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
'Çadra 30 euro më privon të ha drekën', ekspertja: Duhet turizëm i qëndrueshëm që gjeneron të ardhura për komunitetin
22 Korrik, 22:30
-
'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit
22 Korrik, 22:13
-
Rusia dënon gazetaren e dytë amerikane në një proces gjyqësor sekret
22 Korrik, 22:08
-
UEFA dënon Egnatian dhe Vllazninë
22 Korrik, 22:04
-
Blushi qëlloi Valterin me grusht, Meta: E provokoi, qen bir qeni! Një horr që priste 3 orë të bënte foto me mua
22 Korrik, 22:00
-
PD dhe shoqëria civile protestë kundër ‘Rozafa Tower’ në Shkodër: Kulla s'asht Cool
22 Korrik, 21:50
-
'Pazari, zemra e turizmit në Gjirokastër', kryebashkiaku Flamur Golemi: Çmimet janë stabilizuar
22 Korrik, 21:47