SFOR, Richard-Lagumizija: Franca do ndihmojë në kapjen e Karaxhixh e Mlladiç

SARAJEVE (30/10/2001)- "Franca do të ndikojë më shumë në SFOR për kapjen e të këkuarve kryesorë të Hagës, Radovan Karaxhixh dhe Ratko Mladiç. Këtë ka deklaruar sot, ministri i Mrotjes franceze Alain Richard, gjatë takimit me kryeministrin bosnjak, Zlatko Lagumdzija, në vizitë zyrtare në Paris. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Jashtme e Sarajevës në një komunikatë, të cituar nga agjencia e shtypit, Fena, të cilës i referohet edhe agjencia e lajemve ANSA. Dy muaj më parë komandanti i SFOR, gjenerali amerikan Michael Dodson, para se të linte detyrën e tij, ka deklaruar se ish-lideri serbo-bosnjak, Karaxhixh dhe ish-komandanti ushtarak, gjatë luftës, Mladiç ndodhen në Bosnjë dhe në Federatën jugosllave dhe është shumë e vështirë megjithëse njihen vendet se ku ata fshihen. Amerikanët më parë kanë akuzuar francezët se nuk duan të bashkëpunojnë plotësisht për arrestimin e Karaxhixh. Sipas zërave dhe informatave të fundit, "Karaxhixh fshihet në Bosnjën jug- lindore, zonë e cila është në kompetencën e divizionit jug-lindor të SFOR nën komandën franceze".

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia