Shtohet me nje anetar Grupi Parlamentar i Partise Demokrate

TIRANE (4/24/2001)- Grupi Parlamentar i Partise Demokrate (PD) shtohet me nje anetar. Luftim Ahmetaj, nje nder ish anetaret e pare te Partise Demokratike dhe ish deputet i PSD, qe prej te martes do te jete anetar i ketij grupi dhe i kryesise se PD-se. "Si deputet i pavarur i spektrit te djathte, dua te jap kontributin tim ne PD, sepse ketu gjej mbeshtetjen time me te mire dhe hapesiren e duhur demokratike", tha Ahmetaj gjate nje konference per shtyp te marten. Sipas tij Partia Demokrate do te jete forca e ardhshme e perfaqesimit te elektoratit te djathte shqiptar, nderkohe qe ai vete zotohet se do te jape kontribut maksimal per te arritur fitoren e partise. Luftim Ahmetaj njihet si nje nder themeluesit e Partise Demokratike dhe sindikatave te pavarura te Shqiperise dhe drejtuesit e greves se vitit 1991. Ne 1994 eshte dekoruar me urdherin Pishtar i Demokracise. Në parlamentin aktual ka ardhur si deputet i Partisë Socialdemokrate, nga ku është shkëputur muaj më parë prej kontradiktave me kryetarin Gjinushi. Po sot kryetari i PD-se Leonard Noka njoftoi per ndryshimin e emrit te grupit parlamentar demokrat reformator. "Grupi Parlamentar Demokrat Reformator, ndryshon emrin e tij ne Grupi Parlamentar i Partise Demokrate", pohoi ai. Sipas Nokes atashimi i grupit prane PD-se qe nevoje e brendshme dhe do te sherbeje per te bere efikase luften politike te PD brenda Parlamentit, per permiresimin e kodit elektoral dhe zgjidhjen e problemeve te tjera.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë