Specialët në ndjekje të Karaxhiçit

(16/1/2002)SARAJEVE Njësi speciale të ushtrisë amerikane janë në ndjekje të dy kriminelëve më të kërkuar të luftës, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mladiç. Lajmi është bëri publik nga gazeta e përditshme që del në Banja Luka, "Nezavisne Novine". Por dje, trupat paqeruajtëse të NATO-s në Bosnje e Hercegovinë refuzuan të konfirmonin apo të mohonin këtë lajm. "Ne e konsiderojmë njoftimin interesant, por nuk komentojmë asnjëherë veprimet dhe misionet ushtarake tona", tha përpara gazetarëve në Sarajevë majori Mike Odom, zëdhënës i forcave të SFOR-it, i cituar nga agjensia franceze e lajmeve AFP. "Nezavisne Novine", e cila citon një burim të afërt me SFOR-in, njofton se rreth 300 forca speciale amerikane "Ranger" janë vendosur në Bosnje dhe se së bashku me trupat paqeruajtëse të NATO-s do të arrestonin së shpejti kriminelin e kërkuar, Karaxhiç. Krimineli i luftës mendohet të jetë në malet Zelengora, në zonën kufitare mes Bosnje e Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike