Sulmohen Shtetet e Bashkuara
Sulmohen Shtetet e Bashkuara të Amerikës: mbi dhjetë mijë të vdekur (shifra e dhënë nga televizionet amerikane) por kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Rudi Xhuliani u shpreh mbrëmë vonë se "viktimat mund të jenë më shumë se sa e mendojmë".
(9/12/2001)Sulmohen Shtetet e Bashkuara të Amerikës: mbi dhjetë mijë të vdekur (shifra e dhënë nga televizionet amerikane) por kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Rudi Xhuliani u shpreh mbrëmë vonë se "viktimat mund të jenë më shumë se sa e mendojmë". Nuk është fillimi i skenarit të njërit prej shumë filmave amerikanë që kemi parë nëpër ekranet tona, këtë herë cdo gjë është tmerrësisht e vërtetë.
Katër avionë në fluturimet e zakonshme të linjës janë detyruar të ndryshojnë destinacion: dy u përplasën me dy nga kullat më të larta në Botë Kullat Binjake të Nju Jorkut, avioni i tretë është hedhur mbi Pentagon, ndërsa i katërti në një fushë të Pensilvanisë. Në bordin e avionëve (dy të American Airlines dhe dy të United) ndodheshin 256 persona. Të gjithë të vdekur.
"Burracakë pa një fytyrë sulmuan lirinë tonë. Lirinë që synojmë ta mbrojmë me cdo kusht", deklaroi presidenti amerikan Xhorxh Bush, i cili ndërpreu vizitën e tij në Florida për të kaluar në një bazë ushtarake të Luizanës. "Terrorizmi nuk do të fitojë - tha Bush - Fajtorët do të identifikohen dhe dënohen". i pari në listën e të dyshuarve dje ishte islamiku Bin Laden, por Talebanët në një konferencë për shtyp përgënjeshtruan. Edhe Fronti për Clirimin e Palestinës përgënjeshtroi zërat e hedhur për ta në orët e para pas tragjedisë. Nëpër televizione të ndryshme amerikane u hodh dhe pista e haklamrrjes së një grupi japonez i cili veproi në ditët e përvjetorit të Hiroshimës. Por gjithcka mbetet në hipotezat e para. Gjigandi i sigurisë botërore dje u kap i papërgatitur me shqisat e tij të gjitha të përgjumura.
Goditen Kullat Binjake
Sulmi terrorist paralizoi dje duke goditur rëndë Shtetet e Bashkuara. Ëorld Trade Center, zemra financiare e Shteteve të Bashkuara u thërrmua në pak orë. Avioni i parë goditi në orën 8.48 me orën amerikane Kullën e parë, kur mijëra vetë ndodheshin në gratacel, duke shpërthyer në zjarr. Pas 18 minutash një avion i dytë u përplas në Kullën e dytë binjake. Flakët dhe tymi bllokuan me mijëra njerëz që ndodheshin në katet e sipërme të ndërtesave të famshme (150 mijë vetë popullonin cdo ditë dy Kullat shumëkatëshe). Dëshmitarët tregonin nëpër televizionet e huaja për dhjetëra vetë që tentonin të hidheshin nga dritaret e kateve të sipërme. Kur një TV privat amerikan telefonoi në një nga zyrat e vendosura në Kullë për të pyetur se cfarë po ndodhte, përgjigja ishte e akullt "Po vdesim të gjithë". Rrënimi i dy gratacelëve, 90 minuta më pas, mund të ketë shkaktuar masakrën e mijëra të tjerëve që ndodheshin në katet e gjigandëve të goditur.
Qëllohet Pentagoni
Në Uashington, një Boeing 757 i American Airlines u përplas nga terroristët në Pentagon, duke shkaktuar edhe këtu viktima. Pas kësaj Shtëpia e Bardhë u evakuua, ashtu dhe Capitoli ku strehohet Kongresi amerikan, bosh dhe Departamenti i Shtetit e Thesari dhe të gjithë zyrat kryesore qeveritare. Të gjithë punonjësit e shtetit vazhdonin detyrën e tyre nga shtëpitë, gjithashtu dhe shkollat u mbyllën. Administrata Federale e Aviacionit dha urdhër për ndrëprerjen e trafikut ajror në të gjithë Shtetet e Bashkuara, Edhe autoritetet kanadeze morën një masë të tillë. Nga baza ushtarake e Norfolkut (Virxhinia) pesë anije lufte morën pozicion në det të hapur. Një aeroplanmbajtëse u vendos në drejtim të Nju Jorkut për të ndihmuar në operacionet e ndihmës së shpejtë. Masa të shumta u morën dhe në qytete të tjera amerikane. Në Cikago u boshatisën gratacelë të tjerë nga frika për atentate të tjera. Disney mbylli të gjithë parqet e fëmijëve. Në Los Angeles u bllokua ceremonia e shpërndarjes së cmimeve Emmy, të programuar për të dielën.
Avionë USA rrëzojnë Boeing 757
Autoritetet amerikane mbyllën për disa orë dhe kufijtë me Kanadanë dhe Meksikën. Në Nju Jork u anulluan zgjedhjet paraprake për kryetarin e Bashkisë dhe aktivitete të shumta sportive dhe politike. America Airlines konfirmoi se dy nga avionët e saj - të drejtuar nga Bostoni në Los Angeles (me 64 persona në bord) ishin devijuar nga terroristët. Edhe United Arlines konfirmoi humbjen e dy avionëve të saj: i pari ishte Boeing 757 i cili më pas u rrëzua në një fushë të Pensilvanisë me 45 vetë në bord. Burime gazetareske bënë të ditur dje se avioni ishte qëlluar nga bombardues amerikanë, pasi në kabinën e tij kishte terroristë të cilët donin ta përplasnin mbi Camp David, ndërt-esën verore të Presidentit amerikan. Pak para rrëzimit të avionit një pasagjer, i mbyllur në banjo, kishte mundur të komunikonte me celular se terroristët kishin marrë në dorë drejtimin e avionit . "Nuk bëj shaka - kishte bërtitur i dëshpëruar - na kanë marrë peng".
Falimentimi i 007
Kush nuk ka dëgjuar në botë për të famshmit 007 amerikanë. Në cdo shtet të rruzullit do të ketë ndonjë nga ata, super të stërvitur, superinteligjentë që dinë e bëjnë gjithcka, por që treguan një falimentim total me në krye shefin e tyre me origjinë nga Himara Xhorxh Tenet. Kush nuk ka ndjekur të gjithë polemikat mbi Veshin gjigand elektronik Echelon, i vendosur në zemër të Evropës nga amerikanët për të spiunuar të gjitha lëvizjet në botë të bëra me anë të telefonit, faksit apo e-mail. Veshi i madh elektronik Echelon, i denoncuar këto dy vitet e fundit në Europarlament ka si detyrë të spiunojë të gjithë botën dhe të përbëjë një siguri të madhe për interesat strategjike të amerikanëve në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj. Por sistemi ultramodern falimentoi në momentin më kritik për Amerikën që nga lufta e fundit botërore. Veshi i madh elektronik nuk ka mundur të kapë asgjë ose nuk ka mundur të kuptojë asgjë nga mesazhet e përgatitura me kujdes nga terroristët. Sipas ekspertit britanik Kieran Daly një operacion terrorist si ky i djeshmi në Shtetet e Bashkuara kërkon një përgatitje kolosale dhe vite përgatitje. Sulmi në zemër të Amerikës, që goditi dhe Pentagonin, simbolin ushtarak të superfuqisë amerikane në botë, sigurisht, u shprehën ekspertët antiterrorizëm, kërkon impenjimin e dhjetëra terroristëve të cilët kanë pasur nevojë dhe të komunikojnë me njëri-tjetrin. Por asnjë nga këto komunikime nuk është mundur të kapet nga të famshmit 007. Shumë gjëra që sot e tutje për Amerikën do të jenë ndryshe.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
53.5%
-
Jo
37.7%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 1055
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hapet gara për shef komisariatesh në Policinë e Shtetit, deri më 8 nëntor afati për aplikim
31 Tetor, 13:01
-
Dibër/ Shantazhonin një 17-vjeçare me video e foto personale, arrestohet çifti dhe adoleshentja! I hapën profil fals në rrjetet sociale
31 Tetor, 13:00
-
NBA/ Humbja e parë për Boston, Lakers 'K.O' në Cleveland! Në krye skuadra surprizë
31 Tetor, 12:45
-
Del FOTO/ Kush është Flutura Basha, viktima e pafajshme e atentatit në Shkodër
31 Tetor, 12:43
-
Begaj ktheu ligjin 'Për inspektimin', Parlamenti e rrëzon! Zgjatet afati i Komisionit hetimor për 'Sterilizimin' e 'Check Up'
31 Tetor, 12:35
-
Edi Paloka tenton t’u afrohet minatorëve por e përzënë: Largohu, hajdut! Shikoni videon
31 Tetor, 12:34
-
Gonzato i dorëzon progres raportin Spiropalit, mesazh opozitës: Shpresoj të luajë rolin e saj brenda kuvendit! Momenti kur përballet me deputetët e PD
31 Tetor, 12:29
-
Në SPAK për 21 janarin, deputeti Xhemal Qefalia ironi me Alibeajn: Më pyetën a është Enkelejdi ky që ka automatik
31 Tetor, 12:26
-
VIDEOLAJM/ Progres raporti/ Opozita gardh tek dera e Kuvendit, garda i sugjeron Gonzatos portën anësore! Deputetët hapin rrugën
31 Tetor, 12:24
-
Replikat/ 'Keni lajthitur', Spiropali debat me Shehajn në Kuvend: Lini pozat e TikTok-ut
31 Tetor, 12:22
-
Anija me mbetje, Braçe ironizon opozitën: T’i lejojmë të monitorojnë kontejnerët, me not, avionë ose varka, se mbase fluturojnë anijet
31 Tetor, 12:21
-
Flakadanët në fushë dhe Mala në spitalin e Lushnjës, policia procedon dy tifozët e 'Tirona Fanatics'
31 Tetor, 12:18