Tiranë: Kapen tre persona të dyshuar për falsifikim dokumentash

(15/3/2002)TIRANE (15 Mars) - Zyra rajonale e luftës kundër krimit ekonomik e financiar (SAEF) në policinë e Tiranës, ndaloi dje në mbrëmje tre persona të akuzuar për falsifikim dokumentash. Shkëlqim Mema, 30 vjeç, nga fshati Ferraj, u ndalua rreth orës 22.00, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën 10 pasaporta të kombësive të ndryshme, një kartë jeshile greke, dhe një kartë identifikimi gjermane. Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se, të gjitha dokumentat e gjetura në banesën e 30 vjeçarit Mema, ishin të falsifikuara. Sipas burimeve, ka filluar po dje procedimi penale ndaj 39-vjeçares Bukurie Ahmetaj, e cila akuzohet për mashtrim dhe falsifikim. "Përmes mashtrimit, ajo u ka marrë dy shtetasve 3000 USD, ndërsa në banesë iu bllokuan disa dokumenta për aplikim vize në ambasadat e huaja në Tiranë", shtuan burimet. Zyra rajonale e luftës kundër krimit ekonomik e financiar ka nisur procedimin penale edhe ndaj bashkëpronarit të firmës "Delta 1", Enver Kalaj, për fshehje të të ardhurave.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë