Tiranë: Mashtrohen dy persona, japin 800 mijë marka

TIRANE (9/12/2001)- Janë arrestuar dy shtetas shqiptarë Mehlahim Ahmetaj, Ilir Elmazi sepse kanë mashtruar dy shtetas nga Durrësi, duke marrë prej tyre 800 mijë marka. Sipas Gazeta Shqiptare, dy shtetasit e parë kanë përfunduar në pranga, ndërsa Manuz Dorçena, një francez që bashkëpunonte me ta ka arritur t'i shpëtojë prangosjes, duke kaluar kufijtë e vendit tonë me linjën ajrore Alitalia. Historia e dy shqiptarëve të mashtruar ka nisur disa kohë më parë kur janë gënjyer nga dy të arrestuarit, se dhe me ndihmen e shtetasit francez ata do të mund të hapnin një laborator për prodhim parash të falsifikuara. Të joshur nga ky lloj biznesi që mund të nisnin, ata nuk kanë vonuar të hedhin paratë e para që duheshin, plot 800 mijë marka. Por dy durrsakët e kanë nuhatur shpejt mashtrimin e bërë dhe kanë bërë një denoncim. Nisur nga denoncimi, mbrëmjen e së hënës rreth orës 23 e 30 është bërë dhe arrestimi i shtetasve Melahim Ahmetaj, 34 vjeç, lindur në Preshevë dhe me banim në Francë, dhe 44-vjeçarit Ilir Elmazi, lindur dhe banues në Durrës.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë