Vrasja Salihut dhe qetësia që vjen nga frika
Vrasja e Sali Mulosmanit ka rikthyer në qytetin verior ankthin e muajve më parë, ku çdo ditë pritej një vrasje e re. Megjithëse ekziston një qetësi normale, tropojanët jetojnë me idenë se dikush tjetër do të vritet
TROPOJE(16/6/2000)
Vrasja e Sali Mulosmanit ka rikthyer në qytetin verior ankthin e muajve më parë, ku çdo ditë pritej një vrasje e re. Megjithëse ekziston një qetësi normale, tropojanët jetojnë me idenë se dikush tjetër do të vritet, dhe historia do të vazhdojë pafundësisht nën mantelin e hakmarrjes...
Edhe pse ka ndodhur një vrasje jo fort e vogël dhe me pasoja, njerëzit në mungesë të punës vazhdojnë të rrinë në lokale dhe të rrufisin kafe, duke biseduar nën zë temën e ditës që për subjekt ka të fortët dhe fiset e Tropojës.
Qetësia e frikshme
Ulur në kafen pranë Bashkisë së qytetit që normalisht ka të njëjtin emër - ngado që të zgjasësh veshët për të dëgjuar - dëgjon të njëjtën fjalë: "Mirë që u vra ky, po kush e ka radhën tani?". Eshtë fjala për të jatin e njërit nga të fortët e Tropojës, Jaho Salihit. As përplasja e Bërishës me UNMIK-un nuk e ka tërhequr dot vëmendjen nga ajo çka ndodh në qytetin e tyre këto vitet e fundit. Diskutimi vazhdon të sillet rreth vrasjes, por e gjithë kjo thuhet aq nën zë, sa duket se ata flasin me vete dhe jo me shokun, me të cilin përditë pinë kafenë apo një "birrë Peje", siç është bërë zakon tashmë. Pra, frika është bërë e pandarë në jetën e malësorëve të qyteti të vogël. Ata kanë frikë nga ajo se çfarë mund të ndodhë në ditët që do të vinë. Kanë frikë se mos ndoshta ajo që ia kanë më shumë frikën mund t'i gjejë rastësisht në vendin e gabuar. "Këtu mund të ndodh gjithçka, por e keqja është se ndodh atëherë kur nuk e pret", kështu thotë një burrë rreth të dyzetave, që emrin na lutet që të mos ia përmendim në Gazetë, pastaj vazhdon të pijë kafenë nën shoqërinë e mikut të tij, që i ka ardhur nga fshati.
Ankthi rritet
Të 95 të vrarët e hakmarrjes të ndodhura në këto vitet e fundit, që janë më shumë se tepër për një qytet të vogël si Bajram Curri, duket se nuk u bëjnë më përshtypje tropojanëve. Ato janë një pjesë e jetës së tyre të mbytur nga ankthi, që tashmë janë bërë një gjë e zakonshme. Biseda nga ajo ç'ka ndodhur, si padashur kalon në atë që pritet të ndodhë. Qetësia, që duket në pamje të parë, i tremb më shumë njerëzit, duke u shtuar më shumë ankthin. Dikush thotë se Jaho Salihi është parë pas kaq kohësh në qytet dhe kjo ka ndodhur vetëm një ditë pas vrasjes së babait të tij Sali Mulosmani. Padashur bëhemi edhe ne pjesë e të njëjtit realitet të frikshëm. Ulemi në një kafe tjetër dhe historia vazhdon të jetë e njëjta si ajo e dëgjuar në kafe "Bashkia". "Kemi mbaruar si rreth, kushedi kë do të kapë lista e vrasjeve tashti", thotë një plak, duke shprehur edhe habi nga pyetjet tona prej gazetari dhe pastaj shton: "Hakmarrja do vazhdojë, edhe pse na duket sikur jena në qetësi, besa po tutem se nuk ash mbyll me kaq". Në çdo tavolinë dhe në xhiron e mbrëmjes për këta njerëz duket frika dhe pasiguria që kanë për të nesërmën edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka lidhje me historitë e "Far West-it shqiptar".
Specialët sjellin frikë
Nuk janë shumë, por në qytetin verior lëvizjet e tyre ngjallin një lloj dyshimi. Jo për ta, fjala është se ata për njerëzit e thjeshtë nuk kanë ardhur kot në Tropojë. Një nga tre furgonët e specialëve bën xhiron e zakonshme, por me pak më shumë shpejtësi se zakonisht. Të gjithë njerëzit kthejnë kokën dhe vështrojnë se për ku janë nisur dhe në mendje u shkon vetëm "se çfarë mund të ketë ndodhur". Madje, më kurështarët edhe e ndjekin me vrap për ta parë veprimin e tyre. Edhe pse prej 5 muajsh ata janë bërë një pjesë e pandarë e qytetit, përsëri prania e tyre sjell një ndjenjë të çuditshme për ta. "Ata shkojnë aty ku ka probleme dhe kjo sjell frikë", thonë qytetarët dhe për një moment marrin rrugën për në shtëpi.
Ku janë të fortët
Ka shumë kohë që në rrugët e qytetit mungojnë ata, për të cilët flitet në çdo bisedë. Të fortët e Tropojës janë "fshehur" ose më saktë nuk kanë shumë dëshirë të dalin në rrugë, ku të gjithë i njohin. Emrat e njerëzve që përbëjnë fiset më të fuqishme kanë vënë njëfarë statukoje me qytetin dhe janë tërhequr në kullat e tyre ose janë larguar në Kosovë, ku kanë gjetur më shumë siguri. Por, megjithatë, kjo nuk i qetëson njerëzit. Një ditë ata mund të rishfaqen, edhe pse për pak, duke shtuar edhe një emër tjetër në listën e gjatë të hakmarrjes në Tropojë, që deri tani numëron jo pak, por 97 emra, që të gjithë të vrarë.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
53.6%
-
Jo
37.5%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 1061
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hapet gara për shef komisariatesh në Policinë e Shtetit, deri më 8 nëntor afati për aplikim
31 Tetor, 13:01
-
Dibër/ Shantazhonin një 17-vjeçare me video e foto personale, arrestohet çifti dhe adoleshentja! I hapën profil fals në rrjetet sociale
31 Tetor, 13:00
-
NBA/ Humbja e parë për Boston, Lakers 'K.O' në Cleveland! Në krye skuadra surprizë
31 Tetor, 12:45
-
Del FOTO/ Kush është Flutura Basha, viktima e pafajshme e atentatit në Shkodër
31 Tetor, 12:43
-
Begaj ktheu ligjin 'Për inspektimin', Parlamenti e rrëzon! Zgjatet afati i Komisionit hetimor për 'Sterilizimin' e 'Check Up'
31 Tetor, 12:35
-
Edi Paloka tenton t’u afrohet minatorëve por e përzënë: Largohu, hajdut! Shikoni videon
31 Tetor, 12:34
-
Gonzato i dorëzon progres raportin Spiropalit, mesazh opozitës: Shpresoj të luajë rolin e saj brenda kuvendit! Momenti kur përballet me deputetët e PD
31 Tetor, 12:29
-
Në SPAK për 21 janarin, deputeti Xhemal Qefalia ironi me Alibeajn: Më pyetën a është Enkelejdi ky që ka automatik
31 Tetor, 12:26
-
VIDEOLAJM/ Progres raporti/ Opozita gardh tek dera e Kuvendit, garda i sugjeron Gonzatos portën anësore! Deputetët hapin rrugën
31 Tetor, 12:24
-
Replikat/ 'Keni lajthitur', Spiropali debat me Shehajn në Kuvend: Lini pozat e TikTok-ut
31 Tetor, 12:22
-
Anija me mbetje, Braçe ironizon opozitën: T’i lejojmë të monitorojnë kontejnerët, me not, avionë ose varka, se mbase fluturojnë anijet
31 Tetor, 12:21
-
Flakadanët në fushë dhe Mala në spitalin e Lushnjës, policia procedon dy tifozët e 'Tirona Fanatics'
31 Tetor, 12:18