Ambasada e SHBA ka bërë një njoftim të rëndësishëm ditën e sotme në lidhje me Lotarinë Amerikane. Ambasada njoftoi të gjithë qytetarët që janë regjistruar apo që mund të regjistrohen deri më datë 18 tetor duhet të regjistrohen edhe njëherë, për shkak se aplikimi i tyre nuk merret në konsideratë.

Menjëherë pas këtij njoftimi  të ambasadës në “Facebook” kanë vërshuar një sërë komentesh dhe pyetjesh nga qytetarët, të cilët kërkojnë detaje dhe që shprehim shqetësimin, nëse rrezikojnë pas regjistrimit të parë.

Në lidhje me këto shqetësime, ambasada i ka sqaruar të gjithë, teksa shkruan se nuk rrezikon asnjëri prej tyre, mjafton që regjistrimi të bëhet nga e para, duke filluar nga dita e mërkurë. 

“Askush nga individët që kanë aplikuar përpara 18 tetorit NUK penalizohet, pasi ai aplikim nuk quhet i vlefshëm. Ndaj ju duhet të kryeni një aplikim të ri duke filluar nga data 18 Tetor”, thotë Ambasada e SHBA.



ambasada
(Komentet dhe sqarimet nga ambasada)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com