Ambasada amerikane heshti dhe ende nuk ka thënë asgjë pasi Lulzim Basha “bëri” sikur e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar. Poezia e Berishës: “që edhe një po ngeli në PD, ai do jem unë” ishte thjesht një presion për koncesion. Në fund Berisha bëri atë që ka bërë gjithē jetën: “bëri sikur nuk është aty”.
Këtë radhë i duhet të nxirrte dhe Lulzimin si të pavarur. Lulzimi i lodhur, i dërmuar dhe konsumuar, në ditët më të këqija doli në media dhe bëri sikur përjashtoi Berishën. Çuditërisht e mori vendimin pa mbledhur kryesinë apo grupin parlamentar.
- Pyetja shtrohet: Ku e gjen fuqinë Lulzim Basha?
- Përgjigjja është: Fuqinë e ka tek Berisha.
Basha doli dje dhe lexoi atë çfarë i shkroi Berisha.
Amerika e kishte rritur presionin në maksimum:
- Departamenti thesarit kishte përgatitur sekuestrimin e pasurive të familjes Berisha
- Departamenti I Drejtësisë përgatiti nisjen e hetimeve për Lulzim Bashën
- BE dhe partitë evropiane përgatitën pezullimi e PD nga anëtarësimi evropian në partitë popullore.
Shah-Mat: Berisha s’kish alternativë tjetër.
Loja dhe pazari i tyre tashmë është: “Të hyjmë nw parlament dhe bëjmë sikur jemi të ndarë. Në fund bashkohemi po erdhëm nw pushtet”
Populli dhe analistët e hëngrën lojën dhe as nuk e kanë kuptuar.
Problemi është: A do e pranojnë amerikanët, ofertën e re të Berishës?
Berisha sot do hyj në parlament.
Ambasadorja Yuri Kim, ka kërkuar të kundërtën që Berisha të mos jetë me mandat deputeti.
Basha bëri sikur e përjashtoi nga grupi por jo nga parlamenti, që të shmang sanksionet dhe penalitetet e tjera ndaj Berishës dhe ndaj PD.
Të shohim sot nëse Amerika do ruaj parimet e demokracisë dhe do e çoj luftën deri në fund, apo do bëhet pjesë e aktrimit Basha-Berisha.
Basha dhe Berisha zgjodhëm të keqen më të vogël. Vendimi djeshëm, është pazari i tyre që të fitojnë amnisti.
Zonja Yuri Kim, Teatri u prish natën, por artistët vazhdojnë aktrojnë ditën.
Ju lutem mos u bëni pjesë e kësaj komedie të parë që titullohet: “Ata bëjnë sikur”. Kështu bënë “8 vjet sikur”, dhe ju e kuptuat lojën me vonesë. Mos toleroni edhe 8 vjet të tjera sepse ata janë mjeshtra të aktrimit dhe mashtrimit. Ata po tentojnë të tallen me ju dhe t’ju ofrojnë pazarin për AMNISTI PENALE.
Komente


Eshte me te vertet loja e S.berishes mos i Jani sapunin per djath
PërgjigjuE ke qa Kreshnik!
Përgjigjuedhe une mendoj se eshte loje e pergatitur..koha do ta vertetoje...
PërgjigjuEshte loje e pergatitur nga vete Sali Berisha me aktor final Lulzim Basha, per ti hedh hi syve Amerikaneve. Por shume shpejt kemi per te pare FUNDIN e te dyve...
Përgjigjusakte
Përgjigju