Berisha ‘non grata’, kreu i SPAK: Sapo të kemi në dispozicion një material do nisim hetimet

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka raportuar në Kuvend në lidhje me veprimtarinë e këtij institucioni përgjatë vitit 2020. I pyetur nga deputeti Ralf Gjoni nëse do të ketë një hetim në lidhje me personat e shpallur ‘non grata’ në SHBA, Kraja tha se sapo të kenë një material apo indiciale në dispozicion do të nisin hetimet dhe do të çojnë deri në fund ndjekjen penale.

Gjoni: Shqipëria është nga të paktat vende nuk kanë pasur një hetim para se të shpalleshin ‘non grata’, veç Adriatik Llallës, emrat e tjerë janë të paproceduar. Është domethënës që aleati ynë strategjik merr një vendim për të shpallur ‘non grata’ persona për të cilat nuk ka një hetim. A do të hapen hetime për këto persona?

Kraja: Lista është një proces që ndodh ne SHBA ne kemi parashikimet tona ligjore sesi fillohet një procedim penal. Ajo që unë garantoj çfarëdo indicie apo material që do vijë, që do jetë në dispozicion, padiskutim jemi të vendosur për të çuar deri në fund ndjekjen penale, qoftë edhe në bllokimin e pasurisë për çfarëdo që të vijë.


Lajmi kryesor:

Kuvendi/ Berisha ‘non grata’ nga SHBA, kreu i SPAK: Sapo të kemi në dispozicion një material do nisim hetimet! Balla: Koha kur njerëzit e drejtësisë emëroheshin nga politika ka përfunduar


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump