Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është shmangur sërish pyetjes mbi faktin nëse Sali Berisha do të jetë apo jo pjesë e grupit parlamentar të PD në shtator, pasi u shpall 'non grata' nga SHBA.
Në konferencën për shtyp të mbajtur ditën e sotme, Bsha tha se nuk do të komentojë sot asnjë çështje tjetër, veç asaj për raportin e OSBE për zgjedhjet e 25 prillit.
Ishte PD që kërkoi që Tom Doshi, po ashtu i shpallur 'non grata' nga SHBA, të mos kandidonte në zgjedhjet e 25 prillit, por nuk dihet nëse do të mbajnë të njëjtin qëndrim edhe për Berishën.
"Ne jemi krenar për ligjin për dekriminalizimin, ne nuk harrojmë se detyruam maxhorancën të pranonte plagën e rëndë të kriminalizmin të politikës, që është kryekëput një vepër e mirëmenduar e kreut të PS. Është kthyer në një problem edhe për ekonominë që po vuan pasoja të rënda të kriminalizimit në sektorë të veçantë të saj. Shteti është vënë nën funksion të një pakice. Beteja jonë për dekriminalizmin do të vazhdojë me të gjithë fuqinë., Nuk komentoj asnjë çështje jashtë këtij raporti dhe do mbetem i hapur për çdo pyetje në ço rast tjetër. Çdo shmangie e vëmendjes publike nga interesi, nuk i shërben opinionit publik", tha Basha.
Lajmi kryesor:
Raporti i OSBE për zgjedhjet, Basha: Konfirmoi që 25 prilli ishte masakër zgjedhore! Mbron grupet e armatosura për mbrojtjen e votave: Është detyrë qytetare
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
62.1%
-
Jo
32.5%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 3467
Lajme të tjera
-
Raporti i OSBE/ODHIR/ Opozita: Vërtetoi shit-blerjen e votës
30 Shtator, 13:00
-
Basha takim me qytetarët në Tiranë, ndan foto me të rinjtë
30 Shtator, 10:27
-
Zbardhet rezoluta e propozuar nga Gazment Bardhi për Kosovën: Kuvendi i Shqipërisë të harmonizojë qëndrimin me Prishtinën
29 Shtator, 18:56
-
Basha rrudh PD-në, Korreshi: Punë e madhe po më hoqi! Në 14 maj hante byrekë në Holandë pse shpenzon lekët e fushatës? S’i doli njeri në Kukës se do fëlliqej
29 Shtator, 17:06
-
Basha takime me qytetarët në Lezhë: Të pastrohet politika përmes vettignut
29 Shtator, 12:18
-
'TIMS' dhe PPP me sterilizimin, Konferenca e kryetarëve ja kalon vendimin Kuvendit për 2 kërkesat e opozitës për Komision Hetimor! Bardhi: Antikushtetues
29 Shtator, 11:27
-
Ylli Pata: Çfarë janë politikisht përjashtimet e Bashës, a do i vijë radha Gaz Bardhit?
28 Shtator, 18:45
-
PD: Krimi nuk luftohet duke ndryshuar ministrin e Brendshëm
28 Shtator, 17:53
-
Doni më për ‘Revolucionin’?
28 Shtator, 14:13
-
‘Lufta’ për grupin parlamentar, Basha largon 11 deputetë, mbështetës të Berishës! Shkresa i shkon Kuvendit (EMRAT)
28 Shtator, 12:45
-
Kërkesat e opozitës për Komision Hetimor për TIMS dhe koncesionet në shëndetësi, ja kur mblidhet Konferenca e Kryetarëve
27 Shtator, 18:53
-
Ylli Pata: Refuzimi drastik ndaj Berishës: Ulërima e opozitës shqiptare!
27 Shtator, 18:23