Raporti i OSBE për zgjedhjet, Basha: Konfirmoi që 25 prilli ishte masakër zgjedhore! Mbron grupet e armatosura për mbrojtjen e votave: Është detyrë qytetare

'Vulë' të vjedhjes së zgjedhjeve e konsideroi kreu i PD-së, Lulzim Basha raportin e OSBE mbi 25 prillin. Në një konferencë për shtyp, një ditë pas publikimit të raportit përfundimtar për zgjedhjet, Basha tha se u konfirmuan akuzat e opozitës se 25 prilli ishte një "masakër zgjedhore" dhe se nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira.

"Raporti konfirmoi që 25 prilli nuk kishte asnjë lidhej me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme. Konfirmon se 25 prilli ishte një masakër zgjedhoe. Këtë e kemi thënë që prej ditës së parë dhe e kanë parë me syt e tyre shqiptarët që kërkonin ndryshimin. Këtë e di e gjithë bota demokratike sepse ky raport, për fat të keq, është vula e turpit mbi vjedhjen më të madhe të kryer në historinë e pluralizmit. Blera e votave, e kemi thënë ne e thotë dhe raporti, shkrirja në një e qeverisë dhe partisë, abuzimi, me pushtetin dhe funksionet publike, rritje fiktive të punësimit në administratë për qëllime elektorale, presion administratës për të votiuar partinë në pushtet, përdorimi i fondeve të rindërtimit për të përfituar, i kemi thënë ne, i konstatoni dhe raporti. Vjedhja e të dhënave, ngritja e patronazhistëve, duke ushtruar shantazhe ndaj qytetarëve, e kemi thënë ne e konstaton dhe raporti dhe vijon të thellohet kjo dramë", tha Basha.

Në raportin e OSBE-ODHIR përmendet dhe struktura e ngritur nga Partia Demokratike, ku cilësohet 'një strukturë potencialisht e paligjshme', por Basha i doli atyre në mbrojtje, duke thënë se mbrojtja e votës është detyrë qytetare. Kujtojmë se struktura e armatosur e PD arriti kulmin me ngjarjen në Elbasan, më 21 prill, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Basha hodhi akuza edhe mbi drejtësinë e re, ndërsa u shpreh se ditën kur doli raporti i OSBE-së u liruan disa nga personazhet e dosjes së Shijakut, referuar lirimit të Astrit Avdylajt. Ai kërkoi që SPAK të hetojë krimet zgjedhore dhe të shmangë 'ping-ponget'.

"Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve. Para dhe pas 25 prillit, PD ka denoncuar krimet zgjedhore, 185 padi janë depozituar në SPAK dhe prokuroritë e rretheve, por asnjë nga krimet elektorale nuk është ndëshkuar deri në këtë moment. Nuk po fërkojmë duar nga gëzimi se na doli fjala që ky regjim i ka shpallur luftë demokracisë. Më 25 prill nuk u dëmtua PD, por shqiptarët që kërkonin ndryshimin dhe morën një goditje të rëndë. Është detyrë e drejtësisë, e SPAK të ndjekë me përparësi këto dosje dhe të ndalë këto pinponge", shtoi kryedemokrati. 

Ai theksoi edhe njëherë se nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, duke shtuar se PD do të vijojë betejën si jashtë edhe brenda parlamentit.

I pyetur në lidhje me dorëheqjet në degën e PD Korçë, ku u larguan Kryetari, Andrea Mano, Sekretari i Përgjithshëm, Devis Osmani dhe 13 anëtarë të Kryesisë, Basha nuk komentoi, duke thënë se koneferenca e sotme për shtyp i dedikohej vetëm raportit të OSBE mbi zgjedhjet.

Të njëjtën përgjigje kryedemokrati e pati edhe në lidhje me faktin nëse Sali Berisha do të jetë apo jo pjesë e grupit parlamentar të PD, pasi u shpall 'non grata' nga SHBA.

Në raportin e final të publikuar nga OSBE një ditë më parë u nënvizua fakti se votuesit ishin të lirë që të zgjedhin kandidatët e preferuar, të cilët ishin në gjendje që të bënin një fushatë të lirë për emrin e tyre, nën kornizën ligjore.

Po ashtu thuhej se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga Administrata Zgjedhore dhe se palët politike ishin të lira që të zhvillonin fushatën politike në mënyrë paqësore dhe u respektuan liritë themelore demokratike.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:22
Basha mbron grupet e armatosura për mbrojtjen të votave: Është detyrë qytetare

 

Në konferencën për shtyp të dhënë sot, kreu i PD-së është pyetur edhe në lidhje me faktin që në raportin e OSBE-ODHIR përmendet dhe struktura e ngritur nga Partia Demokratike për mbrojtjen e votës duke u cilësuar si një strukturë potencialisht e paligjshme. Basha i doli në mbrojtje këtyre strukturave duke thënë se mbrojtja e votës është detyrë qytetare.

"Siç ju thash sot vëmendja e shqiptarëve me të vërtetë në gjykimin tim duhet të mbetet tek ky certifikim i qartë i dështimit më të madh në 30 vite pluralizëm për të garantuar votën e lirë dhe votën e fshehtë, i kapjes së shtetit me pasojat e rënda për demokracinë dhe shqiptarët. Detyrat tona janë të qarta, detyra e drejtësisë është e qartë dhe ne do të vazhdojmë të insistojmë që ajo ta përmbushë këtë detyrë. Në fund të fundit kjo është një nga arsyet kryesore se përse Partia Demokratike mbështeti me unanimitet 5 vjet e pak ditë më përpara ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi. Me 185 padi të depozituara ne presim jo thjeshtë  hetime me ritëm të lartë duke filluar  nga koka dhe jo nga bishti. Po presim atë që është standard normal në vendet të qytetëruara dhe transparence për këto hetime, jo thjeshtë o para denoncuesve Partisë Demokratike por edhe para qytetarëve që janë të dëmtuarit e mëdhenj dhe humbësit më të mëdhenj nga masakra zgjedhore e 25 prillit. Ndërkohë sa i përket mjeteve dhe mënyra ve  ju garantoj se Partia Demokratike asnjë herë nuk është stepur para asnjë vendimi për të përmbushur detyrën e saj para shqiptarëve dhe o para demokracisë dhe nuk do të stepet as sot kur nevoja për të rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë në vend është më e  madhe dhe më e rëndë se kurrë", ka deklaruar

Ora 13:05
Basha nuk 'reflekton' për grupet e armatosura në PD për mbrojtjen e votës: Nëse Prokuroria dhe Policia s'bëjnë detyrën, do jemi të përgatitur të mbrojmë votën

 

Basha duket se nuk ka reflektuar në lidhje me strukturën e armatosur që ngriti për zgjedhjet e 25 prillit, të vetëshpallur strukturë për mbrojtjen e votës së lirë. Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, i pyetur nëse do të përdorë një strukturë të tillë edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale apo parlamentare, Basha u shpreh se detyra për të ruajtur votën është e Policisë dhe Prokurorisë, por në rast se ata do të dështojnë ta bëjnë këtë, atëherë është 'detyra e PD dhe gjithë shqiptarëve të ruajnë votën'

"Struktura për mbrojtjen e votë s'duhet të jetë prokuroria dhe Policia. Kur këto bëjnë detyrën e tyre, atëherë partitë i kanë duart e lira për të bërë detyrën e tyre, të ofrojnë vizionin. Që nga viti 2017 e tutje, nuk ka qenë mes forcave politike që ofrimin vizione të ndryshme, por mes një force që nuk ka hequr kurrë dorë nga ofrimi i një platforme për shqiptarët, që ka qenë PD dhe një forcë tjetër që pengmarrjen nga krimi i organizuar e ka thelluar nga një proces zgjedhor te tjetrin dhe makinerinë e blerjes së votës e ka shtrirë kudo, duke e bërë të pamundur nga Policia dhe Prokuroria që t'i pengojnë. Unë uroj që në zgjedhjet e ardhshme të mos ketë asnjë parti nevojë për të ngritur një strukturë, por detyrën për mbrojtjen e votës ta kryer Policia dhe Prokuroria. Është detyrë e çdo shqiptari t'i dalë në mbrojtje votës dhe duke mos përjashtuar, por duke këmbëngulu si objektiv kryesor një reformë që të bëjë të mundur që Policia dhe Prokuroria t'i shërbejnë shqiptarëve, të jemi gati që PD dhe shqiptarët që duan ndryshimin, të bëjnë çdo detyrë që i takon një qytetari të lirë, duke përfshirë këtu edhe ruajtjen e votës", u shpreh ai.

Ora 12:29
A do jetë Berisha në grupin parlamentar të PD në shtator? Basha shmanget sërish: Nuk komentoj çështje jashtë raportit të OSBE për zgjedhjet

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është shmangur sërish pyetjes mbi faktin nëse Sali Berisha do të jetë apo jo pjesë e grupit parlamentar të PD në shtator, pasi u shpall 'non grata' nga SHBA.

Në konferencën për shtyp të mbajtur ditën e sotme, Bsha tha se nuk do të komentojë sot asnjë çështje tjetër, veç asaj për raportin e OSBE për zgjedhjet e 25 prillit.

Ishte PD që kërkoi që Tom Doshi, po ashtu i shpallur 'non grata' nga SHBA, të mos kandidonte në zgjedhjet e 25 prillit, por nuk dihet nëse do të mbajnë të njëjtin qëndrim edhe për Berishën.

"Ne jemi krenar për ligjin për dekriminalizimin, ne nuk harrojmë se detyruam maxhorancën të pranonte plagën e rëndë të kriminalizmin të politikës, që është kryekëput një vepër e mirëmenduar e kreut të PS. Është kthyer në një problem edhe për ekonominë që po vuan pasoja të rënda të kriminalizimit në sektorë të veçantë të saj. Shteti është vënë nën funksion të një pakice. Beteja jonë për dekriminalizmin do të vazhdojë me të gjithë fuqinë., Nuk komentoj asnjë çështje jashtë këtij raporti dhe do mbetem i hapur për çdo pyetje në ço rast tjetër. Çdo shmangie e vëmendjes publike nga interesi, nuk i shërben opinionit publik", tha Basha.

Ora 12:18
Basha: Ditën kur u kërkua hetimi për krimet zgjedhore, u liruan protagonistët e dosjes 339! SPAK të mos bëjë 'ping-pong'

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur shqetësimin në lidhje me lirimin e Astrit Avdylit dhe 3 të tjerëve të dosjes 339. Ai tha se SPAK të mos bëjë ;ping-pong'. 

"Në të njëjtin ditë kur kërkohet hetimi i krimeve zgjedhore lirohen protagonistët e dosjes së Shijakut. Raporti i OSBE konfirmoi se 25 prilli nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët,as për ata që votuan opozitën as për ata që votuan partinë në pushtet.  Pyetja që shtrohet është kush do ta ofrojë arsimin më të mirë, rendin dhe sigurinë, shansin për një jetë më të mirë? Këta që shantazhuan punonjësit e administratës, këta që përdorën krimin për votat, këta që ia falën pasuritë e vendit një grushti oligarkësh për të marrë në këmbim para për një grusht votash? Detyra jonë, detyra e PD-së është që të bashkëpunojnë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të vetëdijshëm që koha na ka dhënë të drejtë për të gjitha pretendimet tona. Detyrë e SPAK të ndjekë më përparësi dosjet e krimeve zgjedhore dhe të ndalë ping pong-un. Të mos lirohen autorët e dosjes 339, siç ndodhi dje, por të ndëshkohet kushdo, e në veçanti ortakët e krimit politik, që masakruan çdo standard zgjedhor dhe që zhbënë të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur të lirë",  tha Basha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 27/07/2021 17:25

    He mor Lul Basha, filloj lufta apo jo na trego kur te filloj se ngelem duke pritur.

    Përgjigju
  • DYRDYL Rexhep Bule Leka Kasap [ kepi ]: 27/07/2021 11:17

    O lyl o zymbyl po hik mor qelbësir se e ke ndot keq Shqiprin. E drejtimi i pd nga ty po rënjos Ed pallën në pushtet se ska opozit. Po hik mor njeri hik hape krahun për një djal të ri e të shkolluar në perëndim që Shqipria të heci përpara e Shqiptarët të shofin 2 dit të bardha. Tregohu vetëm 1 her BURR në jetën tënde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!