Princi i Britanisë së Madhe Harry ka bërë parashikimin e tij për skuadrën fituese të Kupës së Botës që po zhvillohet në Rusi.
Gjatë një vizite në rezidencën e presidentit irlandez, princi u pyet nga gazetarët nëse futbolli do të kthehej në shtëpi, Harry u përgjigj: Me siguri që po.
Edhe pse ndodhet në një vizitë disa ditore në Dublin, Harry do të largohet për në Moskë për të parë nga stadiumi ndeshjen e Anglisë. Anglia dhe Kroacia do të luajnë mbrëmjen e sotme për një vend në finalen e Kupës së Botës, ku po i pret e sigurtë Franca.
Komento