Lideri i opozitës, Lulzim Basha është nervozuar me pyetjen e bërë nëse do të largohet nga politika nëse humb sërish zgjedhjet edhe më 25 prill. Duke iu shmangur pyetjes ai u shpreh në emisionin Opinion se kjo nuk ishte tema për t’u diskutuar, duke mos u përgjigjur sesi do të veprojë në rast se Rama zgjidhet sërish kryeministër.

Megjithatë Basha vazhdon të përsëris të njëjta fjalë se shumica e shqiptarëve duan ndryshimin, por pa specifikuar kurrë se si do e sjellë PD këtë ndryshim kaq të kërkuar nga qytetarët që ajo vetë përmend.

“Nuk është kjo arsyeja që kemi ardhur të diskutojmë. Sot po diskutohet për fatin e Shqipërisë, jo për të ardhmen time. Sot shumica e dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim. Sfida e koalicionit jo largimi i Ramës, ai është i vetëlarguar. Ne jemi të bindur 100% se me pjesëmarrjen masive të votuesve shqiptarë më 25 prill, do të garantohet jo vetëm ndryshimi i qeverisë por edhe një kulturë e re politike që ka në themel zgjedhjet e lira dhe demokratike”, tha Basha.