Ish-deputeti, Ervin Salianji, gjatë intervistës për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV u pyet nga gazetari Nertil Agalliu nëse do të kandidojë për kreun e PD-së në vitin 2026, ku do të përballej me Sali Berishën pasi ky i fundit shprehu një ditë më parë sërish ambicien për drejtimin e partisë. 

Ai iu shmang pyetjes duke thënë se ambicia e tij është që PD-ja të jetë e fortë dhe konkurruese për të rrëzuar qeverinë. Më tej, ai tha se do të bëjë gjithçka për të forcuar partinë.

“Mendoj se është momenti që të gjithë në PD të tërhiqen në ambiciet e tyre. Ambicia ime si e çdo opozitari është që PD të jetë e fortë konkurruese dhe që bën të mundur ndryshimin e qeverisjes. Ne duhet të gjithë që kanë profil publik dhe kontakte të gjejmë rrugën se si arrihet në këtë drejtim. PD duhet të bëjë bashkimin e të gjithë personaliteteve politike. Basha? Nëse është, a është e keni parë këto kohë...nëse është. Unë po them të gjithë personalitetet që janë aktiv, që kanë mendime ndryshe, që kanë kontribuuar, që për një arsye a tjetër mund të jenë të mërzitur të pakënaqur apo qëndrime ndryshe, të bashkohen të gjithë. Secili bashkohet rreth partisë. Pjesa tjetër që është e domosdoshme në PD është hapja drejt profileve që kanë kredibilitet.”, u shpreh Salianji.

Por më pas kur u “ngacmua” sërish për kandidimin, ai tha:

“Personalisht po e them dhe do e them do bëj gjithçka që PD të jetë e fortë. Unë i vetëm nuk jam në të gjitha drejtimet. Nuk është betejë për interes personal por për ta pasur PD më të fortë dhe konkurruese për të ndryshuar qeverinë. Nuk kam qëllim personal për të pasur funksion, edhe pa funksion kam zë publik.”


Lajmi kryesor:

Humbja në zgjedhje/ Salianji për Report TV: Pas raportit të OSBE/ODIHR, do bëjmë një analizë brenda PD! Duhet të ketë vendimmarrje (VIDEO)