Pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, do të jetë një analizë të thelluar brenda PD-së, pas së cilës duhet të ketë edhe vendimmarrje. Kështu u shpreh ish-deputeti Ervin Salianji në një intervistë për "Sot Live në Shqipëri" në Report TV. Por një gjë e tillë, tha Salianji, tha se duhet të bëhet pasi të përfundojnë edhe zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit. Ai komentoi raportin që publikoi sot OSBE/ODIHR dhe sipas Salianjit, tregoi se zgjedhjet nuk ishin të lira e të ndershme. 

“Së pari, PD ka pritur këtë raportin përfundimtar për të diskutuar me një sy të paanshëm. Së dyti, analizat janë në partitë politike nuk e çanalizon se është e dukshme. Demokratët të parët presin reagim ndaj vetes, presim vendimmarrje. Analiza s’do të thotë se do të qahemi si njëherë e ca kohë na vodhën zgjedhjet. Qytetarët presin vendimmarrje dhe ndryshim që PD të ketë mundësi të rrëzojë qeverinë...Shqiptarët presin vendimmarrje që PD të jetë e aftë të rrëzojë qeverinë pse nëpërmjet zgjedhjeve apo protestave. Jam dakord që është vonë por është pritur ky raport. Fokusi duhet të jetë te zgjedhjet lokale, janë disa kandidatë që mbështeten nga opozita.”, u shpreh ai.


Salianji thotë se i takon PD-së që të gjejë rrugën e duhur për të rrëzuar qeverinë dhe për këtë duhet që të organizohen protesta pasi nuk mund të vijohet gjithmonë duke u ankuar. Sipas tij, PD ka organizuar gjithmonë protesta të forta, por janë dëmtuar nga marrëveshja e vitit 2017 dhe nga djegia e mandateve. 

"Çdo herë që PD ka bërë protesta ka bërë rezultat tjetër punë se si i ka prishur vetë. Në 2017 pas qëndrimit në çadër, pas 20 ditësh hoqi Rama 6 ministra dhe pas 3 muajsh u detyrua të pranonte kushte për garë. Tjetër pastaj se si shpërdorohet protesta. PD ka pasur protesta të forta që kanë dhënë rezultat. Protesta s'ka pasur faj por marrëveshja e Majit 2017, protesta ka sjellë në tryezë edhe vëmendjen e faktorit ndërkombëtar. Se ka pasur fajin protesta në shkurt 2019, por djegia e mandateve dhe mosmarrja pjessë në bashki", tha ai. 

I pyetur nëse do të kandidojë përballë Sali Berishës për kreun e PD-së në vitin 2026, ai nuk dha një përgjigje direkte por shtoi se do të bëjë gjithçka që PD të jetë e fortë dhe konkurruese. 

"Ambicia ime si e çdo opozitari është që PD të jetë e fortë konkurruese dhe që bën të mundur ndryshimin e qeverisjes. Ne duhet të gjithë që kanë profil publik dhe kontakte të gjejmë rrugën se si arrihet në këtë drejtim. PD duhet të bëjë bashkimin e të gjithë personaliteteve politike. Basha? Nëse është, a e keni parë këto kohë...nëse është. Unë po them të gjithë personalitetet që janë aktiv, që kanë mendime ndryshe, që kanë kontribuuar, që për një arsye a tjetër mund të jenë të mërzitur të pakënaqur apo qëndrime ndryshe, të bashkohen të gjithë.", tha ai. 

Komentoi gjithashtu edhe largimin e ish-deputetes Zheni Gjergji, e cila u emërua drejtoreshë në spitalin e Elbasanit. Sipas tij, nëse Gjergji kërkon që të japë kontribut në PD pavarësisht postit që ka marrë mund ta bëjë, duke u shprehur kështu kundër qëndrimit të djeshëm të Sali Berishës

"Po të them këtë gjë që personalitetet e opozitës apo ata që unë kam të njëjtin shqetësim janë njerëz që janë në opozitë. Kushdo, edhe Zheni Gjergji nëse është në atë funksion të kontribuojë le të vijë. Ja unë po them ndryshe. Nëse doktoresha do që të vijë të kontribuojë në PD duke qene në atë funksion le të vijë. Unë nuk është se kam pasur problem për të qenë kundër, unë e them mendimin tim të jetë kundër kujtdo. Cilido që ka shqetësim se si ta përmirësojmë PD të vijë të diskutojmë dhe të dalim me një vendimarrje.", shtoi Salianji. 

Duke u ndalur te zgjedhjet e pjesshme, Salianji tha se mbështetja e kandidatëve të pavarur nuk është një mënyrë për t'i ikur përgjegjësisë.

"Nuk do të thotë se ata janë të pavarur dhe jetim, janë të mbështeutr nga opozita. Betejat kryesore nëpër zona i bën po ashtu PD si partia kryesore por edhe partitë e tjera për të mbështëetur kandidatët. Ata kanë pjesën e vet të komunikimit me qytetarët, por edhe opozita drejtuesit e saj i ka në rolin e tyre në fushatë.", u shpreh Salianji. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:41
A do përballet me Berishën për kreun e PD në 2026-ën? Salianji: Do bëj gjithçka që partia të bëhet e fortë

Ish-deputeti, Ervin Salianji, gjatë intervistës për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV u pyet nga gazetari Nertil Agalliu nëse do të kandidojë për kreun e PD-së në vitin 2026, ku do të përballej me Sali Berishën pasi ky i fundit shprehu një ditë më parë sërish ambicien për drejtimin e partisë. 

Ai iu shmang pyetjes duke thënë se ambicia e tij është që PD-ja të jetë e fortë dhe konkurruese për të rrëzuar qeverinë. Më tej, ai tha se do të bëjë gjithçka për të forcuar partinë.

“Mendoj se është momenti që të gjithë në PD të tërhiqen në ambiciet e tyre. Ambicia ime si e çdo opozitari është që PD të jetë e fortë konkurruese dhe që bën të mundur ndryshimin e qeverisjes. Ne duhet të gjithë që kanë profil publik dhe kontakte të gjejmë rrugën se si arrihet në këtë drejtim. PD duhet të bëjë bashkimin e të gjithë personaliteteve politike. Basha? Nëse është, a është e keni parë këto kohë...nëse është. Unë po them të gjithë personalitetet që janë aktiv, që kanë mendime ndryshe, që kanë kontribuuar, që për një arsye a tjetër mund të jenë të mërzitur të pakënaqur apo qëndrime ndryshe, të bashkohen të gjithë. Secili bashkohet rreth partisë. Pjesa tjetër që është e domosdoshme në PD është hapja drejt profileve që kanë kredibilitet.”, u shpreh Salianji.

Por më pas kur u “ngacmua” sërish për kandidimin, ai tha:

“Personalisht po e them dhe do e them do bëj gjithçka që PD të jetë e fortë. Unë i vetëm nuk jam në të gjitha drejtimet. Nuk është betejë për interes personal por për ta pasur PD më të fortë dhe konkurruese për të ndryshuar qeverinë. Nuk kam qëllim personal për të pasur funksion, edhe pa funksion kam zë publik.”