A do rikandidjojë për kreun e PD-së? Basha i përgjigjet të rinjve: Kjo nuk është fushatë

 

Lulzim Basha u pyet nga të rinjtë në Durrës, nëse do të rikandidojë për kreun e Partisë demokratike, Në përgjigjen e tij ndaj të rinjve, Basha tha se kjo nuk është fushatë, por janë takime për të pasqyruar gjendjen aktuale të vendit.

“Të garantoj se kjo nuk është fushata. Kur të nisë fushata, do ta them. Kjo është fushatë për gjendjen politike të vendit pas 14 majit. Nuk më pëlqen që pas 14 majit ka vetëm qetësi. Kam kafshuar gjuhën edhe kur hidhnin baltë ndaj meje. Dhashë dorëheqjen për t’i dhënë një shans bashkimit.

Njerëzit pyesin a ka vizion, a ka shpresë? Ndjej përgjegjësi të them që po, ka një rrugë, ka një shpresë. E para, është të kuptojmë që ne nuk jemi pakicë. Numri i atyre që kanë folur me heshtje në 14 maj, është më i madh se numri i atyre që ka marrë çdo forcë politike. Grupi më i madh i qytetarëve e braktisën 14 majin. Këtu ka vetëm të humbur, edhe ata që e kanë marrë pushtetin e dinë që nuk përfaqësojnë asgjë. As shpresë, as dashuri për vendin. Është për t’i thënë shqiptarëve që ka një rrugë drejt shpresës. 750 mijë shqiptarë që nuk kanë marrë pjesë në votime presin një plan nga opozita.

Kur të hapet gara për kryetarin e Partisë Demokratike, atëherë do t’ju kthej përgjigje”.


Lajmi kryesor:

Lulzim Basha në Durrës: Kjo nuk është fushatë për kreun e partisë! Ata që thurin plane, ta harrojnë se do e zhdukin PD-në


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike

Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike