A do rikthehet në kombëtare?
Taulant Xhaka merr vendimin

A do rikthehet në kombëtare?<br />Taulant Xhaka merr vendimin
Mesfushori kuqezi i Bazelit, Taulant Xhaka ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Facebook” në lidhje me lajmin për refuzimin e takimit me Christian Panuçin ditën e djeshme në Zvicër.

Panucci shkoi në Bazel pikërisht për të biseduar me Xhakën dhe për të ndjekur nga pranë paraqitjen e Xhakës me ekipin e tij zviceran. Mediat raportuan dështimin e takimit, duke konkluduar se mesfushori kuqezi ka refuzuar përfundimisht kombëtaren shqiptare. 

Por është vetë Xhaka i cili hedh poshtë çdo dyshim mbi të ardhmen e tij në kombëtare duke deklaruar se  do jetë gjithmonë i gatshëm për kombëtaren. 

"Unë nuk dua të merrem me detaje, por dua të them hapur publikisht, që me trajnerin Mister Panucci kam pas kontakt pozitive. Unë Taulant XHAKA jam gati edhe do jem gjithmonë gati për kombëtaren kuqezi. Une do jem gjithmonë i gatshëm për kombëtaren", shkruan në Facebook, Xhaka. 

STATUSI I XHAKES:
Të nderuar Tifozë dhe i nderuar Opinion publik. Gjithçka që sot shkruhet në media nuk është e vërtetë.
Unë nuk dua të merrem me detaje, por dua të them hapur publikisht, që me trajnerin Mister Panucci kam pas kontakt pozitive.
Unë Taulant XHAKA jam gati edhe do jem gjithmonë gati për kombëtaren kuqezi.
Une do jem gjithmonë i gatshëm për kombëtaren. 
Në çdo kohë do jem aty dhe Kurrë nuk e kam menduar dy herë këtë vendim.
Jam krenar që perfaqësoj kombëtaren kuqezi.
Falënderoj trajnerin per interesimin Edhe angazhimin.
Me Respekt Taulant XHAKA

xhaka
(Postimi i Xhakës në FB)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Festivali i Video Arkivës Shqiptare te ‘Maks Velo’ në Laprakë! ‘Mishi i egër’ i Stefanovskit në Teatrin Kombëtar! ‘Si dikur’, në Opera Baboçi, Gjyzeli e Cane!

Festivali i Video Arkivës Shqiptare te ‘Maks Velo’ në Laprakë! ‘Mishi i egër’ i Stefanovskit në Teatrin Kombëtar! ‘Si dikur’, në Opera Baboçi, Gjyzeli e Cane!