A do shkarkohet presidenti? Pas disa muajve pauzë, të hënën mblidhet Komisoni Hetimor për Metën

A do shkarkohet presidenti? Pas disa muajve pauzë, të hënën mblidhet Komisoni Hetimor për Metën

Presidenti Ilir Meta

TIRANË- Komisioni Hetimor mblidhet ditën e hënën, për të shqyrtuar të gjitha provat e mbledhura deri më tani kundër presidentit, por edhe analizuar opinionin e fundit të Komisionit Venecias, për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, që i dha të drejtë kreut të shtetit. Mbledhja do të zhvillohet në orën 14:00.

Burime për Report Tv kanë bërë me dije se mazhoranca ende nuk e ka një qëndrim përfundimtar nëse do të vendosin shkarkimin ose jo të kreut të shtetit, megjithatë referuar deklaratës së bërë nga kreu i këtij Komisioni, Ulsi Manja, ka pasur një reflektim nga ana e presidencës. Kur thotë reflektim, e ka fjalë për zgjidhjen e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese.

"Nëse i referoheni opinionit final të Komisionit të Venecias lidhur me Gjykatën Kushtetuese ka një reflektim institucional të palëve për të zhbllokuar Gjykatën Kushtetuese si një nga kriteret për në BE. Dhe kur them ka refletkim do të thotë KED, Kuvendi dhe Presidenti, nën frymën e atij opinion dhe atyre rekomandimeve do duhet të bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese. E thënë më qartë, Komisioni Hetimor, në raportin e vet për seancën plenare do evidentojë të gjitha shkeljet e konstatuara në rastin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, por edhe të situatës me Gjykatën Kushtetuese", ka thënë më herët Manja.

Fillimisht, komisioni hetimor u ngrit për shkeljet e pretenduara të Presidentit për anulimin me dekret të zgjedhjeve të 8 qershorit të kaluar. Më pas, iu bashkangjit edhe hetimi për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, kur në vend të Arta Vorpsit, Presidenti zgjodhi Marsida Xhaferrllarin.  Raporti përfundimtar i Komisionit hetimor do të jetë gati para datës 30 korrik dhe do të shqyrtohet në një seancë të veçantë, e cila do të jetë vendimtare për fatin e Ilir Metës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vito: 13/07/2020 07:52

    Po se shkarkuan HAJDUT ILIRIN MOS DILNI NE VOTIME FARE

    Përgjigju
  • asl: 13/07/2020 06:44

    N.q.s do mandat te trete dhe n.q.s do vertete te hyje ne BE duhet patjeter ta shkarkoje.I vetmi qe mund ta beje kete veprim eshte pikerisht ai qe e vendosi z.Rama(jepi Edi jeni i vetmi qe mund te beni njerez shpellaret qe te ofendojne dhe per familje.)Ne na ke prane ne cdo situate,perpara per mandatin e trete.

    Përgjigju
  • Tomi: 13/07/2020 02:44

    Po si ta shkarkojn ata kan vjedhurebashke, Shqiperin e kane ber zhele duke zhvatur cfar kan mujtur te PD,PS,LSI nese PLEHI METTTTA shkarkohet ater do te thot se ka marveshje por nese nuk shkarkohet do thote qe sjau mban, nese ka popudh budadha jemi ne qe i votoj u sevilosemi u behemi si legena dhe keshtu do te qeverisin kta qelbesirat

    Përgjigju
    • Labi me llogjik te ftoht: 20/07/2020 13:41

      Ja ky mendimi jot ata kan vjedhur te gjith...esht mendim serb- rus-grek...esht thik me du presa...edhe ti hiqesh se i di te tera po dukesh cili je..po dhe punen e armikut te ps-se e bere...po per saliun liken monen lulin mediun e shum te tjer faktet jan neper gjykata...po per ramen mos fol kot ke fakte paraqiti...ske mos ha ...kot...esht ber mod..te gjith ne nje thes...sesht e drejt ...

  • Hasan Pordha: 12/07/2020 23:55

    O Fatos keta duhet te shkarkohen te tere.

    Përgjigju
    • Daku: 20/07/2020 13:43

      Hasan fenda ...mos je gje nga cepani ..!?

  • Fatosi: 12/07/2020 21:43

    Shkarkojeni qenin....

    Përgjigju
    • Arbëri: 12/07/2020 23:19

      Sa më parë...!!!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore