A do të bëhet Meta Kryeministër?
Ja përgjigja e Klajda Gjoshës

A do të bëhet Meta Kryeministër?<br />Ja përgjigja e Klajda Gjoshës
Para se të mbaheshin takimet mes Ramës dhe Metës, qarkullonin zëra nga radhët e LSI të cilët kritikonin punën e qeverisë.

Ndër ta kishte zëra si të ministrit Panariti dhe ministres Gjosha që deklaronin se Meta mund të bëhej  edhe kryeministër.

Në një prononcim dhënë për një television lokal në Fier, Gjosha u shpreh: “ Nuk është sekret që ne duam që Meta të jetë kryeministër”. Ai është njeri që i ka dhënë shumë dialog dhe konstruktivitet politikës shqiptare”.

Ndonëse tani janë forcuar zërat për vazhdimin e koalicionit, Gjosha thotë se deklarata e saj në atë kohë ishte partiake.

"Meta kryeminister? Ishte një deklaratë e imja partiake në atë kohë, nuk ishte një deklarat e imja zyrtare”, ka thënë Gjosha.

Më tej Gjosha ka folur edhe për situatën aktuale politike dhe “ ngërçin” që po kalon vendi jonë kur po afron edhe data e zgjedhjeve.

“Dialogu është e vetmja zgjidhje për krizën që po kalon vendi yne dhe LSI është dakord për dialog dhe tryezë të përbashkët me opozitën. Ne jemi dakord për të vijuar koalicionin me PS dhe janë strukturat e partisë ato që e vendosin. Por dua të theksoj se para koalicionit me PS duhet dialog edhe me opozitën dhe nuk mendoj se nuk do të ketë zgjidhje për krizën. Busulla jonë e vetme është e drejtuar drejt integrimit në BE”, tha Gjosha.
 

Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Gjashtë vite zvarritje, Agro-Ushqimori nuk paguan gjobën, vetëm 24 mijë euro nga 430 mijë! Allajbeu abuzoi me pozitën dominuese e çmimet

Gjashtë vite zvarritje, Agro-Ushqimori nuk paguan gjobën, vetëm 24 mijë euro nga 430 mijë! Allajbeu abuzoi me pozitën dominuese e çmimet