A do të flasë televizioni italian Rai
në gjuhën shqipe? Vendos qeveria

A do të flasë televizioni italian Rai<br />në gjuhën shqipe? Vendos qeveria
Jemi mësuar të shohim shumë televizionet italiane mes tyre edhe televizionin Rai, i cili shumë shpejt mund të flasë edhe shqip.

Shqiptarët në Itali janë si një komb i dytë shkruan gazeta italiane La Repubblica. Sipas Instat-i Italian shqiptarët që jetojnë në Itali janë rreth 467.687 e të gjithë emigrant. Kësaj shifre i duhet shtuar edhe numri i atyre që gjatë viteve kanë marrë nënshtetësinë.

Për më tepër është edhe komuniteti me origjinë shqiptare të cilët janë vendosur në Kalabri dhe jo vetëm.

Me një numër kaq të madh shqiptarësh shkruajnë mediat tashmë parlamenti mendon se ky komunitet duhet të ketë të drejta që në stacionet televizive dhe radiofonike të flitet edhe shqip. Dhe këtë detyrë do të duhet ta realizojë televizioni shtetëror Rai.

Kërkesa është bërë nga deputetë dhe senator të Komisionit të cilët monitorojnë  televizionet shtetërore.

Parlamentarët më tej nënvizojnë se gjuha dhe kultura shqiptare duhet të mbrohet në bazë të ligjit 482 i vitit 1999 njësaj si gjuha greke, slovene, kroate, franceze, katalanase etj.

Propozimi i parlamentarëve pret vendimin e qeverisë nëse do të pranohet apo jo.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë