Marrëveshja e të martës për “Qeverinë e Shpresës”, e nënshkruar nga liderët e LDK-së, AAK-së dhe të Nismës për Kosovën, ishte një shkollë politike, një leksion i fortë dhe për mbamendje. Jo vetëm për klasën politike aktuale kosovare, por edhe më gjerë.
E nënshkruar nga: Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, Marrëveshja e 10 qershorit e prishi ëndrrën e Hashim Thaçit, i cili si shef i PDK-së, partisë që doli në krye të zgjedhjeve të 8 qershorit, besonte se i takonte atij dhe vetëm atij që ta propozonte dhe ta formonte kabinetin, në krye të të cilit do të ishte sërish ai vetë.
Pra, kryeministrit në detyrë iu bë e qartë se në demokraci nuk është vetëm një rrugë, nuk është vetëm një mundësi.
Megjithatë, nuk mund të thuhet se i janë shuar të gjitha shpresat Hashim Thaçit.
Pak kohë pas nënshkrimit të Marrëveshjes, në një postim në “Facebook”, pak me shaka, e shtrova dilemën se a do të qëndrojë deri në fund ajo, pra se a do të arrijë të zbatohet në praktikë.
Prandaj, që Marrëveshja të mos prishej deri në formimin e Qeverisë, propozova që Mustafa, Haradinaj e Limaj të mbyllen në ndonjë ashensor, meqë aty nuk ka valë (telefonike), nga droja se do t’u telefonojë ndokush nga “miqtë ndërkombëtarë” e do t’ua kthejë mendjen. Do të mjaftonte njërit prej tyre.
Se aleanca LDK-AAK-Nisma do ta ketë të vështirë rrugën deri në formimin e kabinetit qeveritar tregon fakti se drejtuesit e PDK-së këmbëngulin në të drejtën, sipas tyre të patjetërsueshme, se u takon atyre ta japin mandatarin.
Ata kërcënojnë se nëse nuk ndodhë kjo, do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar interpretim të disa pikave të neneve, të cilat, me qëllim ose jo, nuk janë qartësuar me kohë në masën më të mirë të mundshme.
Ky kërcënimi me Gjykatën Kushtetuese më shumë duket si përpjekje për të blerë kohë. Ideja duket të jetë që në ndërkohë të gjejnë ndonjë “mjet shtrëngimi”, për ta detyruar ndonjërin prej nënshkruesve të Marrëveshjes që të heqë dorë prej saj, dhe t’i bashkohet PDK-së në formimin e kabinetit, ose do të përballet me pasojat, ta zëmë të ndonjë dokumenti a dosje komprometuese.
Nëse nuk arrijnë ta realizojnë planin për ta formuar Qeverinë, shefat e PDK-së po kërcënojnë edhe me mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja.
Argat më të keq vetes dhe më të mirë partive të Mustafës, Haradinajt e Limajt nuk do të mund t’u bënte. Zgjedhjet e reja do të ishin kapitullim i plotë për Partinë Demokratike. Në to, Thaçi do të koritej keq.
Dhe, në rast se do ta provonte edhe këtë mundësi, zgjedhjet e reja pra, pas turpërimit që lehtë mund të merret me mend se do ta pësonin, PDK-së dhe njerëzve të saj u mbetet edhe një skenar për ta realizuar, ai i stilit “humba unë, nuk fiton as ti”.
Diçka si opsioni “Samson” i Izraelit, i cili parasheh që nëse nuk do të mund të mbrohej në rast të sulmit nga Irani apo edhe nga krejt bota arabe, atëherë të përdorë armët bërthamore, duke e shkatërruar veten dhe gjithë rajonin.
Ndonëse është pak e besueshme se do të pranojnë dhe lejojnë që gjërat të shkojnë deri në atë pikë, PDK dhe lidershipi i saj, të deklaruar si “pro-evropianë”, kanë dhënë sinjale brengosëse. Paralajmërimi për prishjen e koalicioneve qeverisëse në komuna të ndryshme është një mesazh i keq për vendin. Manovrimet e tilla politike shumë lehtë mund ta vënë përballë krizave, të cilat mund të cenojnë themelet e Republikës.
Në këtë situatë, Hashim Thaçi ka dy rrugë përpara: të insistojë që të rizgjidhet (me çdo kusht dhe me të gjitha mjetet), ose ta dëshmojë veten se është një demokrat me vlera perëndimore, i cili e kupton dhe e pranon faktin se pushtetin nuk e ka me tapi.
Prandaj, duhet të lëshojë udhë!
/Shqiptarja.com