Real Madrid ka ndërmarrë një hap vendimtar për rikthimin e Jose Mourinhos në 'Bernabeu' pas 13 vitesh. Klubi madrilen ka paguar klauzolën e lirimit prej 3 milionë eurosh te Benfica, duke e lënë trajnerin portugez të lirë për të firmosur.

Negociatat janë intensifikuar ditët e fundit, me ndërmjetësimin e agjentit Jorge Mendes dhe përfshirjen direkte të presidentit Florentino Perez. Gjithçka është dakordësuar dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Mourinho, i njohur si 'Special One', kishte kërkuar kohë për të vendosur për të ardhmen e tij, por tashmë duket i sigurt për një rikthim në Real Madridi. Trajneri portugez drejtoi 'Galaktikët' nga viti 2010 deri në 2013, duke fituar: La Ligan, Kupën dhe Superkupën e Spanjës.

Pas pagesës së klauzolës, hapi i radhës mbetet firmosja e kontratës dhe zyrtarizimi nga klubi madrilen. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Mourinho mund të fillojë javën që vjen përvojën e dytë me Real Madridin. Pritet që ai të firmos deri në verën e vitit 2029.