Berisha: Negociata me Bashën, vetëm po pranoi të futet në zgjedhje për kryetar! Protestat do të shtrihen në gjithë Shqipërinë! Për rrëzimin e Ramës bashkëpunoj me këdo, përfshirë dhe Metën

Berisha: Negociata me Bashën, vetëm po pranoi të futet në zgjedhje për kryetar! Protestat do të shtrihen në gjithë Shqipërinë! Për rrëzimin e Ramës bashkëpunoj me këdo, përfshirë dhe Metën

Teksa mes demokratëve flitet dhe madje u kërkohet që Lulzim Basha dhe Sali Berisha të ulen të dialogojnë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për demokratët, ish kryeministri tha se kjo do të ndodhte vetëm nëse kryedemokrati Basha do të njohë votën në parti e të futet në zgjedhje për kryetar.

“Marrëveshja është e thjeshtë. Nuk jam unë njeri i interesit personal. Jo. Marrëveshja është e thjeshtë, në rast se Lulzim brava pranon votën gjithçka është e zgjidhur. Do të ketë garë për kryetar partie. Të vijë të garojë, asnjë pengesë s’do të ketë. Në statutin e 11 dhjetorit vendosëm një nen që partia pranon fraksione në qoftë se ai arrin të krijojë fraksion, statuti i jep këtë të drejtë. Ju garantoj ju që Basha e ka të hapur mundësinë e fraksionit dhe të garës, por refuzimi i Bashës nuk përbën asgjë për PD. Janë dhjetëra e qindra mijëra demokratë e njerëz të tjerë që po i bashkohen PD këtë periudhë. Kjo është dallgë, është cunam revolucion. Nuk ka të ndalur drejt fitores së tij të plotë”, u shpreh Berisha në “Nova Media”.

Pas dështimit të protestës së 8 janarit për të rimarrë PD, ish-kryeministri tha se do të vijojë protestat por këtë herë në të gjithë Shqipërinë.

 “Unë shkoj për t’u takuar me qytetarët shqiptarë. Në Shkodër janë të mirëpritur qytetarët dhe takimet e kësaj natyre do të vijojnë në të gjithë Shqipërinë, në Tiranë e më gjerë. Më pas, tryeza të shumta të rrumbullakëta me faktorë të rëndësishëm dhe grupe të interesit. Ky narkoshtet nuk përballohet vetëm me nisma partiake, por nisma më të gjera janë të domosdoshme që ne të realizojmë qëllimin tonë”, tha Berisha.

Synimi i Berishës është të rimarrë PD, dhe kur kjo të ndodh sipas tij do të bashkëpunojë me çdo forcë politike, përfshirë edhe Presidentin Ilir Meta që ka si synim rrëzimin e Edi Ramës.

“Do të ftoj në gjirin e opozitës të gjitha forcat politike dhe faktorë të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare që besojnë se narko-shteti përbën dramën më të madhe kombëtare në historinë e vendit pas diktaturës. Se përjashtoj, por mirëpres bashkëpunimin me të gjithë forcat politike për të çliruar shqiptarët nga ky regjim armiqësor. Nga ky regjim që vetëm 5 vitet e fundit ka përzënë mbi 500 mijë shqiptarë nga Shqipëria”, tha Berisha.

Berisha ishte dy ditë më parë rreth 3 orë në Prokurorinë e Tiranës Sali Berisha për të dëshmuar mbi 3 orët e rënda të 8 janarit të kaluar para selisë së PD kur mbështetës të tij shqyen dyer e dritare dhe u futen me dhunë në parti deri në ndërhyrjen e policisë. Në Prokurori Berisha tha se i informoi hetuesit për atë që ai e quan banda e Lulzim Bashës brenda në seli. Sipas tij ka pasur njerëz të armatosur në godinë atë ditë dhe armët u larguan me makinën e kreut të Partisë Demokratike.

Teksa e akuzoi Lulzim Bashën edhe një herë si peng të Ramës, Sali Berisha pati edhe një thirrje për amerikanët. Ai u pyet për mesazhin e Escobar i cili dënoi dhunën në PD, dhe tha se ata që mbështesin Bashën më shpresën se po dëmtojnë atë, nuk i bëjnë llogaritë mirë. Ai kërkoi që amerikanët të mos jenë më me Bashën pasi ai është i lidhur me fondamentalistët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 16/01/2022 10:26

    Berisha permend gjithmone shprehjen narkoshtet per shtetin e sotem.Eshte e vertete qe ka pas mbjellje kanabisi por sasia e sotme me narkoshtetin e Saliut ( ku me teper mbillesh kanabis se grure)nuk ka te krahasuar ku dhe vet qeveria mronte platacionet me narkotik.Sot kapjet e sasive te medha te kokaines tregojne se shteti funksionon shume mire.Narkoshtet Saliu thonte per Noriegen te cilin USA e shpalli non grata dhe e dergoi pako postale ne burg.Nuk eshte Soros, por krimet e Saliut dhe korrupsioni qe permendi Mushkolaj qe e ben ate non grata nga DASHi.Prit Sali se sa me teper i kundervihesh politikes amerikane aq me keq do pesosh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Përgjimet SKY ECC/ Nën akuzë edhe ish-kryegjyqtari i Elbasanit, u dorëhoq nga Vettingu më 2020, KPK e largoi për 15 vite nga sistemi

Përgjimet SKY ECC/ Nën akuzë edhe ish-kryegjyqtari i Elbasanit, u dorëhoq nga Vettingu më 2020, KPK e largoi për 15 vite nga sistemi