A do të trajtohet liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i Kosovës në BE? Flet presidenca suedeze: Ja çfarë kemi prioritet

A do të trajtohet liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i Kosovës në BE? Flet presidenca suedeze: Ja çfarë kemi prioritet

Komisioni Evropian

Për gjashtë muaj, nga 1 janari i këtij viti, Suedia do ta kryesojë presidencën e Bashkimit Evropian. Disa prej prioriteteve të këtij shteti përgjatë kësaj periudhe të rëndësishme, veç se janë bërë publike. Por çfarë do të ndodhë me Kosovën? Presidenca suedeze i ka folur Nacionales rreth këtyre çështjeve.

Nacionale ka pyetur në Presidencën Suedeze rreth asaj që shumë personave në Kosovë u intereson tani, anëtarësimi i Kosovës në BE.

Kryeministri Albin Kurti gjatë muajit dhjetor qëndroi në Çeki, ku edhe e dorëzoi zyrtarisht aplikimin për t’u bërë shtet anëtar i bllokut.

Por për këtë çështje, ka shumë procedura. Suedia, do t’i marrë parasysh edhe pikëpamjet e shteteve anëtare, siç i është bërë e ditur Nacionales.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE do të trajtohet në përputhje me rregullat dhe procedurat përkatëse, duke përfshirë marrjen parasysh të pikëpamjeve të shteteve anëtare të BE-së.” – tha zëdhënësja Sibel Missouri.

“Procesi i integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe zhvillimet e sigurisë në rajon, do të mbeten të rëndësishme gjatë presidencës suedeze të BE-së.” – ka thënë ajo.

Të martën, presidenca suedeze, i tha Nacionales se janë edhe disa “formalitete” rreth çështjes së vizave dhe na e konfirmoi, se diskutimet do të zhvillohen gjatë janarit dhe shkurtit.

"Ekziston një marrëveshje politike mes Këshillit dhe PE. Formalitetet e pazgjidhura në lidhje me vendimin për ndryshimin e urdhëresës do të zhvillohen gjatë presidencës suedeze të BE-së dhe pritet të zhvillohen gjatë janarit dhe shkurtit." - na tha znj. Missouri.

Suedia ishte një prej shteteve që përkrahu propozimin e Francës që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, të kushtëzohet me sistemin e informacionit, Etias.

Carolina Vrocharis, nga Divizoni për Migracion në Ministrinë e Drejtësisë së Suedisë, i kishte thënë Nacionales se ky shtet përkrah përpjekjet e Kosovës dhe progresin e bërë drejt heqjes së vizave.

Por, ajo na i kishte përmendur edhe zhvillimet e viteve të fundit në Ballkanin Perëndimor, duke arsyetuar se sistemi ETIAS, është mjet që menaxhon rreziqet.

“Sa i përket pyetjes suaj mbi ETIAS, qeveria suedeze do të donte ta shihte sistemin në funksionim pasi ne besojmë se do të kontribuonte në menaxhimin më të mirë të rreziqeve të sigurisë dhe migracionit ndaj BE-së. Për shkak të zhvillimeve të viteve të fundit në Ballkanin Perëndimor, ne besojmë se masat adekuate si ETIAS janë të rëndësishme për t'u diskutuar si një mjet për të menaxhuar rreziqet." - kishte thënë ajo.

Prioritete të tjera

Siguria, konkurrenca, transformimi mjedisor dhe energjisë, vlerat demokratike dhe sundimi i ligjit, janë disa prej prioriteteve kryesore të presidencës suedeze, të prezantuara tashmë edhe në faqën zyrtare.

Në fjalimin e tij ku kishte folur në lidhje me këto priroritete, kryeministri suedez, Ulf Kirstersson kishte thënë se lufta në Ukrainë do të ketë efekte vendimtare në udhëheqjen e vendit të tij në Këshillin e Bashkimit Evropian.

"Në disa aspekte ne e dimë saktësisht se çfarë do të jenë këto: ruajtja e unitetit evropian në mbështetjen tonë për Ukrainën; zgjerimi i ndihmës ekonomike, humanitare dhe ushtarake për Ukrainën; vazhdimi i mbledhjes së vendeve dhe burimeve për rindërtimin e Ukrainës; ruajtja e ligjit ndërkombëtar; kërkesa e llogarisë; dhe duke monitoruar me kujdes përparimin e Ukrainës si vend kandidat”, ka thënë ai në dhjetor.

Ai kishte thënë se Franca dhe Çekia kanë bërë një punë të mrekullueshme duke menaxhuar shumë kriza në Evropë, por tani, "është koha që Suedia ta marrë përsipër punën".

“Si Franca ashtu edhe Republika Çeke kanë bërë punë shembullore për të trajtuar krizat e shumta në Evropë – së pari pandeminë dhe bllokimet, më pas lufta, kriza energjetike dhe inflacioni. Tani Suedia do ta marrë përsipër, me respekt dhe përulësi përballë të gjitha këtyre vështirësive. Por edhe me vendosmëri. Ne marrim përgjegjësi me gjërat që janë të vështira.” – kishte thënë z.Kirstersson./Nacionale

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!