Luiz Ejlli, këngëtari dhe fituesi i BBV, ka treguar se e ka të qartë se kë do të mbështesë për garën për kryebashkiak në Shkodër.
Pak ditë më parë në rrjet është publikuar një video e Luiz Ejllit me kandidatin e Partisë Socialiste për Shkodrën, Benet Becin.
Fituesi i “Big brother VIP 2” Luiz Ejlli i është drejtuar ditën e sotme qendrës së tij të votimit në Shkodër, e teksa ka hedhur votën e tij në kuti një pyetje që mbase çdokush do ta bënte në këto momente iu drejtua këngëtarit.
Ai është pyetur nëse do i futet politikës, këngëtari është përgjigjur me humor duke thënë se këtë do ta diskutojë ,më kryeministrin Rama.
Luizi ka treguar se ditën e sotme po voton për të ushtruar të drejtën e tij si qytetar ndërkohë që nuk është i përfshirë politikisht.
“Erdha në Shkodër që të ushtroj të drejtën time si qytetar, për të votuar. Nuk jam i përfshirë politikisht dhe nuk mendoj të përfshihem. Unë vlerësoj personin dhe nuk merrem me politikë, nëse personi është i mirë për mua është në rregull”, tha Luizi
Më tutje ai u pyet nëse mendon se Beci do të fitojë për shkak të mbështetjes që vetë Luizi i ka dhënë.Këngëtari u përgjigj se nuk mendon se ka ndikuar politikisht te askush.
Pjesë nga intervistai:
Nëse Beci fiton, mendon se do të jetë për shkak të mbështetjes tuaj?
Luizi: Nuk mendoj që mendoj që mbështetja ime brenda shtëpisë mund të ketë ndikuar për kandidatin e Partisë Socialiste”, tha Luizi.
Do t’i futesh politikës?
Luizi: Do e diskutoj me Ramën këtë punë
Komente


luizi djale i mrekullushem , po lereni berishen se berisha ka tradhetuar veten
PërgjigjuBravo Luiz, bravo Frederin Ndoci, keshtu dallohet qytetaria nga shpellaret. Shkodra priti 32 vite dhe partia e shpreses u be partia komuniste e hareses. Asgje nuk u be per vatren e demokracise, per qytetin me te bukur te Shqiperise qe e lane ne grope. Bravo Shkodra.
PërgjigjuCfare don te thuash me fjalen shpellar apo ti na paske ra nga qielli.
Normal, se ai vetem mashtrusa dhe genjeshtar don ne parti, aq me teper kur ke tradhtuar Saliun. Ju duhet me ju djeg te gjithve si politikan, duke filluar qe ke Saliu. Prandaj nuk lodhet njeri te shkoj te votoj.
Përgjigju