A duhet të marrë pjesë PD në zgjedhjet e pjesshme kur i ka bojkotuar ato?

A duhet të marrë pjesë PD në zgjedhjet e pjesshme kur i ka bojkotuar ato?

Lulzim Basha

6 marsi duket se do të jetë data e zgjedhjeve për bashkitë të cilat kanë mbetur pa kryetar. Tepër vonë pasi zgjedhjet lokale për këto bashki janë zhvilluar rreth 30 muaj më parë dhe një pjesë e tyre as nuk pati mundësi të shohë të ulet kush në poltronën e kryetarit dhe ti thotë punës “Gëzuar”. Duhej të kalonin dhe një palë zgjedhje të përgjithshme dhe një vit i gjatë me spërdredhje e politike e pritje vendimesh nga Gjykatat që më së fundmi të vinte rradha për gjashtë bashki të vendit që nuk u jepej mundësia të qeveriseshin në përputhje me të drejtën kushtetuese.

Zgjedhjet e pjesshme vendore për 6 bashkitë që nuk kanë kryetar, pritej të zhvilloheshin në muajt e vjeshtës së vitit të shkuar. Gjithësesi më së fundmi zgjedhjet do të bëhen. Vendimin për to, presidenti Meta e njoftoi pikërisht një ditë pasi Gjykata Kushtetuese shtyu mbledhjen e saj për të marrë në shqyrtim vendimin e Parlamentit që e kish shkarkuar nga detyra e kryetarit të Shtetit. Dhe pë të vajtur tek ky vendim presidentit i mjaftuan vetëm dy lëvizje: njoftimi dhe marrja e informacionit nga ana e KQZ si dhe konsultimi me kreun e grupit parlamantar të PS-së, Balla. Pas një pritjeje kaq të gjatë për një dekret zgjedhjesh vendore, mjaftuan vetëm këto dy veprime për ti shpallur. Nuk u thirr për konsultim asnjë parti tjetër e opozitës duke përfshirë edhe PD-në, për të cilën presidenti i vendit ishte shprehur se kryetari i saj i ishte ulur në gjunjë ndërsa i lutej për të shtyrë datën e zgjedhjeve. Duket paksa si shkelje e paanësisë si kryetar shteti kur nuk thërret për konsultim opozitën por kjo gjë nuk e ka shqetësuar Metën në lëvizjet e tij këto dy vitet e fundit. Ca më tepër kur panorama dhe aleancat kanë ndryshuar, çka e kanë shndërruar binomin Meta- Basha nga aleatë problematikë në kundërshtarë pa kompromis.

Ndërkohë që pritet vetëm të dalë zyrtarisht dekreti për zgjdhjet e pjesshme vendore, kanë nisur të bëhen llogaritë si dhe aleancat. Kjo e ndikuar dhe nga zhvillimet që kanë ndodhur në gjirin e opozitës dhe veçanërisht në ndarjen de facto të PD-së. Ajo çfarë u përcoll mediatikisht nga ana e kreut legal të PD-së Basha, menjeherë pas prononcimit të presidentit, ishte se PD ishte e gatshme për të hyrë ne zgjedhje dhe nuk u shmangej atyre. Një deklaratë me ton kjo, për të dëshmuar forcë dhe vendosmëri për betejën e zgjedhjeve të afërme. Shumë e ndryshme ama, me deklararat e dy viteve më parë kur Basha njoftonte mospjesëmarrjen në zgjedhje duke i bojkotuar ato. Dy deklarata me dy qëndrime të ndryshme kur bëhet fjalë në fakt për të njëjtat zgjedhje. Pavarësisht se kanë kaluar dy vite, zgjedhjet e pjesshme në këtë fillim mars, janë zgjatim dhe të mbështetura mbi zgjedhjet e përgjishme vendore të qershorit 2019. Në atë kohë po kjo PD deklaronte me plot vendosmëri se do të bojkotonte zgjedhjet gjë që e realizoi me sukses duke e lënë në tavolinë rezultatin. Dhe tashmë, me të njëjtën devotshmëri deklaron se nuk i shmanget zgjedhjeve. Sikur nuk shkon kjo dyfytyrësi dhe të paktën duhet të japësh shpjegim përpara opinionit publik e të kërkosh ndjesë për njërin nga këto qëndrime. Pra, të kërkojë ndjesë publikisht ose që ka bojkotuar zgjedhjet vendore ose pse po merr tani pjesë në to. Në mënyrë të qartë bëhet fjalë për të njëjtat zgjedhje dhe jo për zgjedhje të rradhës.

E gjithë kjo situatë është paradoksale. Normalisht PD nuk duhet të hyjë në garë në 6 mars pasi realisht as nuk ka hyrë në konkurimin që është përfunduar në 30 qershor 2019. Pra, si subject politik është vetëpërjashtuar, së bashku me LSI dhe aleatët e tjerë të saj të dikurshëm, nga një garë e cila e ka të përcaktuar numrin e garuesve që do të votëbesoheshin nga qytetarët. Nëse mund të përdorim të njëjtën logjikë kur konkurentët janë regjistruar njëherë, dhe kur zgjedhjet e 6 marsit janë thjesht një raund shtesë e atyre zgjedhjeve të nisura që më qershot 2019, atëherë as PD, LSI dhe të tjerë me rradhë nuk duhet dhe ska se si të jenë pjesë e garës. Vetë mandati i kryetarëve të rinj të bashkive nuk do të jetë katër vjeçar, por koha e tyre në detyrë do të llogaritet me afatin që ua përcaktojnë zgjedhjet e qershorit 2019. Realisht të zgjedhurit në krye të bashkive që do përcaktohen në mars do të jenë në detyrë edhe për një vit deri sat ë bëhen zgjdhjet e reja, për të cilat PD e të tjerët do tu duhet të shprehen nëse duan të hyjnë në garë apo jo. Për këto të tanishmet, në fakt janë shprehur njëherë dhe nëse do ti qëndrojmë strikt ligjit, i bie që kundërshtari ndaj maxhorancës të jetë sërish partia e Patozit. Ndoshta kjo është arësyeja pse Meta nuk e ka ftuar në konsultim PD-në për datën e zgjedhjeve vendore. Madje nuk ftoi as LSI-në si një altenativë e ndryshme opozitare pas shembjes së aleancës me selinë blu. Nëse do të dëshironte që opozita të merrte pjesë në zgjedhjet e marsit, ligjërisht ajo mund të hyjë thjesht me kandidatë të pavarur, pa patur mundësi për përdorimin e siglës së vet. Situatë kjo që do ta bëntë situatën edhe më paradoksale ama pasi në këtë copëzim të skajshëm tek e djathta edhe mungesa e siglës është mangët. Kur kandidatët e Berishës me shumë gjasa do të dalin të pavarur, pështjellimi se të tillë mund të jenë dhe ata që PD apo LSI i mbështet zyrtarisht, do ta bënte gjithshka kaos opozitar . Mbase ky mund të ish argëtimi i fundit i Metës në mbyllje të presidencës së vet por që gjithësesi nuk do të mundësonte askënd nga opozita se kush ka fituar apo kush ka humbur midis tyre. Sidomos për këtë të fundit, pasi humbja duket e garantuar për të gjithë bashkë./Fjala.al

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'