A e dëmtojnë marrëdhëniet
intime prindërore foshnjen?

A e dëmtojnë marrëdhëniet <br />intime prindërore foshnjen?
A mund të kryej marrdhënie seksuale kur jam shtatzënë? Sigurisht që po! Përsa kohë shtatzania ecën normalisht, ju mund të kryeni marrdhënie seksuale sa herë që dëshironi. Baballarët e ardhsëm kanë frikë se disa pozicione të caktuara seksuale mund të dëmtojnë fëmijën ndërsa nënat e ardhshme mund të ndjehen në faj për shkak të ndryshimit që mund të ndodhë gjatë shtatzanisë në dëshirën për të kryer mardhënie seksuale dhe mund të kenë ndrojtje të flasin për të tilla probleme me mjekun gjinekolog.

E vërteta është se shumica e shqetësimeve dhe frikës rreth të paturit marrdhënie seksuale gjatë shtatzanisë janë të panevojshme. Shumë çifte mund të vazhdojnë të kenë një lidhje intime të sigurtë dhe të shëndoshë gjatë shtatzanisë. Çelësi i suksesit është komunikimi i mirë ndërmjet jush dhe partnerit tuaj si dhe midis jush dhe mjekut tuaj. Nëse ju ndjeni lodhje në fazat e para të shtatzanisë, ju mund të humbisni dësihrën për të bërë seks. Kjo mund të jetë e përkohshme. Më vone përgjatë shtatzanisë, për shkak të rritjes së fluksit të gjakut në zonën pelvike dhe zmadhimit të gjoksit, dëshira për të patur marrdhënie seksuale mund të rritet. Në fazën e fundit të shtatzanisë, për shkak se gjiri juaj mund të bëhet edhe më i butë, orgazma mund të zgjasë më shumë dhe se përmasat e belit mund të rriten, disa pozicione seksuale mund të jenë të parehatshme. Sigurisht, ju gjithmonë duhet të ndiqni këshillat e mjekut në lidhje me seksin gjatë shtatzanisë, dhe veçanërisht nëse ju keni një shtatzani me risk të lartë.

Këshillat që duhet të ndiqni!
Flisni hapur me partnerin tuaj për nevojat dhe ndjenjat e secilit prej jush. Gjithashtu, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.

Bëni seks të sigurtë.
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme mund t'i transmetohen fëmijës tuaj, prandaj merrni çdo masë parandaluese. Shmangni seksin oral duke përfshirë edhe thithjen vaginale për shkak se mund të rrisë riskun për zhvillimin e embolisë ajrore(bllokimi i enës së gjakut nga një flluskë ajri). Kjo mund të jetë fatale për ju dhe fëmijën tuaj.

Pritni ulje dhe ngritje në dëshirën tuaj për seks
Do të ketë periudha që ju do të ndjeheni shumë e lodhur për të bërë seks. Ndryshimet në hormonet tuaja dhe në trupin tuaj do të prekin dëshirën tuaj seksuale në mënyra të ndryshme. Kjo është një gjë normale për të cilën s'duhet të ndjeheni aspak në faj.

Merrni në konsideratë rehatinë seksuale
Gjinjtë tuaj dhe veçanërisht thithkat, mund të bëhen shumë të ndjeshme për t'u prekur në fazat e vonshme të shtatzanisë. Përdorimi i një lubrifikanti të tretshëm në ujë ose të një prezervativi të lubrifikuar mund të bëjë mardhënien seksuale më të rehatshme nësë indi juaj vaginal bëhet gjithashtu i ndjeshëm.

Ndryshoni pozicionet seksuale
Ndryshimet në strukturën tuaj anatomike mund të bëjnë që disa pozicione seksuale të jenë të parehatshme sikurse mund të ndodhë kur femra është poshtë. Përpiquni të bëni seks me ju sipër ose me partnerin krah më krah, përballë ose prapa jush. Mund t'ju duhet të eksperimentoni dhe të komunikoni me njëri tjetrin për pozicionin që ju bën të ndjeheni më mirë, veçanërisht në fazat e vonshme të shtatzanisë.

Të dini kur duhet të thoni jo
Nëse keni gjakrrjedhje vaginale,sekrecione apo dhimbje gjatë aktit seksual, ndaloni së paturi marrdhënie seksuale dhe shkoni takoni menjëherë mjekun tuaj.

A do të ndryshojë dëshira seksuale e partnerit tim gjatë shtatzanisë?
Mund të ndodhë. Nuk është e pazakontë për meshkujt që në dy tre mujorët e patë, të ndjejnë të nëjtjën tërheqje për partnerin e tyre si zakonisht, ndërsa në tremujorin e tretë mund të ndjehen më pak të interesuar për të kryer marrdhënise seksuale. Kjo nuk do të thotë që partneri juaj nuk ju shikon aq tërheqëse sa më pare. Arsyet më të zakonshme për mungesën e dëshirës te baballarët e ardhshëm mund të përfshijnë:

Frika që seksi mund të dëmtojë fëmijën
Shqetësimi rreth jush dhe shëndetit të fëmijës.
Ndjenje frike në lidhje me përgjegjësitë si prind
Ndruajtje për të kryer mardhënie seksuale në prezencë të fëmijës tuaj edhe pse ende i palindur.
Në këtë rast është e këshillueshme të komunikoni me partnerin rreth këtyrë perceptimeve dhe t'i shpjegoni që marrdhënia seksuale nuk është e dëmshme gjatë shtatzanisë.

Gjithmonë këshillohuni me mjekun tuaj për çdo pyetje që mund të keni rreth seksit gjatë shtatzanisë dhe gjithmonë komunikoni me partnerin tuaj. Do të ketë periudha kur ju nuk do të keni energji ose dëshirë për të kryer mardhënise seksuale gjatë shtatzanisë, dhe kjo është normale. Nuk ka kohë të saktë apo të gabuar.

(Shkrimi u botua në suplementin ALMEDICUS)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete