"A e di sa punë paska Turqia, s'të lënë me marr frymë! S'po dimë kujt me ia prish e kujt me ia ndreq..." Biseda e përgjuar mes Sulo Pajos dhe Artur Sulajt! Dosja në dosjen "Coast to Coast"

Report Tv ka siguruar të plotë dosjen e Prokurorisë së Posaçme në lidhje me operacionin “Coast to Coast”, përmes së cilit u shkatërrua një grup kriminal prej 21 personash, që rol kryesor kishin trafikimin e lëndëve narkotike nga Siria në Shqipëri e më pas në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian. Transporti i drogës bëhej me kamion, teksa përmes përgjimeve telefonike dhe atyre ambientale janë arritur të finalizohen të gjitha episodet e këtij grupi kriminal.

Një bisedë tjetër është biseda që bëjnë shtetasit Sulo Pajo dhe Artur Sulaj. Ata flasin për udhëtimet drejt Turqisë ku siguronin lëndën narkotike, madje ankoheshin për kapacitetete e "punës" që nuk iu përgjigjeshin nevojave që kishin. Në bisedë përmendet fakti i masivitetit dhe përfitimeve që do kishin, por që dispononin vetëm një makinë.

Artur Sulaj: Nuk di, hajde ti japim nja 2-3 duar të mira me atë "Ivecon". E blejmë dhe një makinë ne, e prap vazhdojmë ta bajmë për qefin tonë makinën, pastaj të dali në punë makina. 
Sulo Pajo: Jo, kur të mbarojë punë kur të bëhet
Artur Sulaj: Ore kur të bëhet komplet o vlla, ca ka, ca mangut e ka. I fut dhe një kontroll nga fillimi deri në fund te greku a ku të duam ne. Edhe i hyp e del pastaj për qef. Ore "Daf" është i mirë, por edhe "Scania" nuk është e keqe
Sulo Pajo: Jo nuk është ashtu, por do të them një gjë, atje nuk bëhet. Po qëlloi "Skania" nuk bëhet
Artur Sulaj: Ëëë, aty thua ti? Aty vetëm po të kapën do digjesh
Sulo Pajo: Vetëm po u kap ky bq se ky do tregojë në vend, do tregojë shokëve, e di unë vendin, kam unë një shokun tim
Artur Sulaj:  Vk, s'kam ça i bëj. Uaaa duhet bërë siguracioni.
Sulo Pajo: Mua më mori ai shoku që më ka 5000 euro. Do të marri që andej ta bjeri posht
Artur Sulaj: Nga ku?
Sulo Pajo: Nga Turqia
Artur Sulaj: Nga Turqia? O shok, a e di sa punë paska Turqia, s'të lënë me marr frymë. S'po dimë kujt me ia prish e kujt me ia ndreq me ndreq me një makinë. Kjo ka qëlluar pak me difekt e po na prish punë. Po na humb kohë, ke parasysh? Dhe po punojnë robt, i qr. Me to knaqesh o shok. Për tre ditë ikën e vjen. Sa t'ia lidhim ngarkesën këtij atje në Turqi qç ta ketë fikse, e ke parasysh? Se kjo ka një të mirë se e ke bosh ikjen s'e ke plot.
Sulo Pajo: Edhe këto se çajnë b*thën shumë.


Lajmi kryesor:

'Ta provojmë një herë Turqinë o burrë...' Përgjimet që zunë mat trafikantët e drogës, Report TV zbardh dosjen e operacionit 'Nga bregu në breg'


S.G/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja