A e kanë femrat më të
vështirë të lënë duhanin?

A e kanë femrat më të <br />vështirë të lënë duhanin?
Një studim ndërkombëtar është përpjekur të hetojë, nëse ndërprerja e duhanit është më e vështirë për femrat sesa meshkujt.

Studiuesit kërkuan të hedhin dritë mbi diferencat gjinore sa i përket ndërprerjes së duhanit, një fakt që ata vetë dikur e kanë përcaktuar si një legjendë, ku kanë theksuar mungesën e të dhënave të besueshme shkencore për këtë.

Sipas drejtuesve të studimit këtë herë u zgjerua horizonti i vëzhgimit ku përveç Mbretërisë së Bashkuar në studim u përfshinë Kanadaja dhe SHBA për të parë se sa e vërtetë është fakti se femrat e kanë më të vështirë të lënë duhanin sesa gjinia tjetër.

Rezultatet e studimit nuk arritën të provonin sërish faktin se femrat shkëputen më me vështirësi nga duhanpirja dhe për pasojë studimi u fokusua më shume tek mosha dhe ndikimi që ka ajo për lënien e duhanit.

Sipas rezultateve të studimit femrat nën moshën 50 vjeç janë më të prirura për lënien e duhanit, veçanërisht ato femra të moshës 20 – 30 vjeç. Ndërsa sa i përket femrave mbi moshën 60 vjeç, ato e kanë më të vështirë të shkëputen nga duhanpirja por e kundërta ndodh me gjininë tjetër, meshkujt, të cilët e kanë më të lehtë t’i thonë lamtumirë cigares në janë në moshë të madhe.

Alessandro Oliva, një specialist i sëmundjeve të frymëmarrjes pranë qendrës për trajtimin kundër duhanpirjes në një spital të Torinos ka pohuar se “ka momente në jetën e njerëzve ku motivimi për të hedhur një cigare është gjithmonë i fortë”.

Gratë gjatë periudhës së shtatzënisë, kur vendosin për një të ardhme të shëndetshme të fëmijëve të tyre, pa asnjë mëdyshje heqin dorë nga duhanpirja, ndërsa meshkujt kur e shikojnë se sëmundjet e tyre të lidhura me duhanpirjen përkeqësohen i japin fund dashurisë tyre për duhanin, u shpreh specialisti.

Përfundimet e studimit treguan qartë se vendosmëria për të lënë cigaren nuk ka lidhje më të ngushta më gjininë e personit sesa më karakterin dhe rrethanat e tij.

(eb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’