BRITANI E MADHE- Gazeta prestigjioze “The Sun” ka publikuar një bilanc me një rënie të ndjeshme të emigrantëve shqiptarë që kalojnë kufirin ilegalisht për në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas tyre, numri i shqiptarëve që bëjnë këto kalime të rrezikshme, nëpërmjet Kanalit, është ulur me fillimin e një skeme largimi të shpejtë. Sipas “The Sun” nga 1099 shqiptarë që emigruan në Britaninë e Madhe në tre muajit e fundit të vitit të kaluar, vetëm 29 mundën të kalojnë Kanalin në tre muajt e parë të këtij viti.
Pas politikës shtrënguese të kryeministrit britanik, Rishi Sunak rreth 500 emigrantë të paligjshëm janë kthyer në Shqipëri. Një ndër 5 prioritetet kryesore të konservatorëve britanikë është të rregullonin me masa shtrënguese problematikën e tyre me emigrantët e paligjshëm.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Disa zyrtarë mendojnë se moti i keq ka penguar disa prej tyre që të largohen nga vendi i Evropës Lindore.
Këto politika shtrënguese nga Britania e Madhe besohet se është “transportuar” edhe te bandat që merren me transportimin e tyre, të cilët anë frikë se do i ndalin dhe do i kapin me gomone. Ata paguhen mijëra euro për kalimet e paligjshme.
Alp Mehmet, kryetar i Migration Watch, institut që monitoron fluksin e migracionit, u shpreh se shqiptarët kanë marrë mesazhin.
“Duket se iniciatorët shqiptarë mund ta kenë marrë mesazhin – nëse vini ilegalisht nuk do të mund të qëndroni. Tani le t’ua kalojmë të tjerëve (mesazhin), prej të cilëve numri më i lartë në një ditë këtë vit arriti në fundjavë.”
Shifrat e Home Office zbuluan ditën e djeshme se kishte 909 afganë të ardhur, rreth 24 për qind e totalit, me 675 indianë që erdhën me gomone.
Deputeti konservator, Kevin Foster, tha se shifrat tregonin se shpërthimi po “prodhonte rezultate”, duke shtuar se ishte thelbësore që Projektligji i Migrimit të Paligjshëm të kalonte përmes Commons . Komisioni për Barazi dhe të Drejtat e Njeriut pretendon se legjislacioni do të shkelte ligjin ndërkombëtar.
Çështja e emigrimit të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe pati nxitur një debat të madh, për shkak të deklaratës së ashpër të sekretares së Brendshme Britanike Suella Braverman, e cila i cilësoi shqiptarët që shkojnë drejt Britanisë me gomone, si kriminelë dhe pushtues.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Britaninën e Madhe, e para e një kryeministri shqiptar në Downing Street, ku u takua me homologun e tij Rishi Sunak. Dua të sigurohemi që komuniteti ynë të ndihet i sigurtë ishte kërkesa e Ramës, ndërsa Sunak vlerësoi progresin e bërë për emigracionin e paligjshëm. Në diskutime dhe bashkëpunimi ekonomik dhe siguria kibernetike.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
The Sun nuk eshte gazete prestigjiose. Eshte nje tabloid qe merret me thashetheme dhe qe ka paguar plot gjoba me se fundi per pergjimet e palighshme.Eshte e Murdock dhe qe perdor mjete nga me te poshtrat per qellime perfitimi.Ketej i thone eshte gazete e nivelit te punonjeseve te llacit,atyre qe manipulohen kollaj.Guardian eshte prestigjiose dhe e ndershme dhe me pak Times (po e Murdock )qe mundohet te mbahet pak me serioze ,si me thene nuk eshte shume e ndersyer sa tabloidet
Përgjigju