Vizita zyrtare në Britani/ Sunak: Bëmë progres në ndëshkimin e emigrimit të paligjshëm! Rama: Duam të sigurohemi që komuniteti ynë ndihet i sigurt

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britani të Madhe, ku zhvilloi për herë të parë një vizitë zyrtare. Ai takoi homologun e tij, Rishi Sunak, me të cilin kanë biseduar për çështje të ndryshme por në fokus ishte emigrimi. Në përfundim të takimit ranë dakord për të çuar përpara prioritetin e përbashkët në për emigrimin e paligjshëm dhe bandat kriminale të trafikimit të njerëzve. 

Ata diskutuan rritjen e bashkëpunimit operacional, duke përfshirë komunikimet e përbashkëta të nivelit të lartë për të frenuar udhëtimin e njerëzve dhe marrëveshje të mëtejshme për shkëmbimin e të dhënave dhe pasaportat.

Kur Sunak e priti në zyrën e tij në Downing Street, Rama u shpreh se po bashkëpunojnë për të goditur grupet kriminale duke shtuar se është e rëndësishme që të sigurohet se komuniteti shqiptar ndihet i sigurt në Britani. Teksa i referohej atyre që mbërrijnë me gomone, Rama i krahasoi me figura të njohura si Dua Lipa duke thënë se të dy janë emigrantë shqiptarë që punojnë e kontribuojnë për Britaninë.

Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak i kujtoi marrëveshjen mes 2 qeverive vitin e kaluar duke thënë se është bërë progres në ndëshkimin e emigracionit të paligjshëm. Në fund të takimit, ata ranë dakord që një ekip i përbashkët mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë do të kryejë një vlerësim të kapaciteteve të burgjeve të Shqipërisë,  një proces që do të përfundojë deri në fund të prillit, me qëllim kthimin e të gjithë shtetasve të përcaktuar shqiptarë në sistemin e burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar.

Në tavolinën e bisedimeve, Kryeministri Rama dhe Kryeministri Sunak vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes vendeve, të cilat këtë vit shënojnë 100 vjetorin e tyre, dhe shprehën vullnetin e përbashkët për t’i thelluar ato në të ardhmen, duke forcuar në të njëjtën kohë bashkëpunimin ekonomik, shkëmbimet tregtare, bashkëpunimin në fushën e sigurisë, në mënyrë të veçantë në luftën kundër sulmeve kibernetike. Ata do të vijojnë bisedën dhe diskutimet për emigrantët e paligjshëm shqiptarë.

Kryeministri Rama e ka cilësuar si “një moment shumë, shumë të turpshëm për politikën britanike” mënyrën se si emigrantët shqiptarë janë veçuar për qëllime politike në Mbretërinë e Bashkuar nga Suella Braverman dhe ministra të tjerë. Rama tha për programin Today të BBC Radio 4 se është thelbësore që marrëdhëniet mes dy vendeve të mos përcaktohen nga disa “mollë të kalbura” dhe se me Sunak shpreson që marrëniet mes dy vendeve t'i çojnë në një nivel tjetër.

“Fatkeqësisht ne e kemi parë veten dhe komunitetin tonë të veçohen në këtë vend për qëllime politike. Ka qenë një moment shumë, shumë i turpshëm për politikën britanike,” tha ai për programin Today të BBC Radio 4.

Fillimisht Rama zhvilloi një takim në London School of Economics,  për të krijuar një “Task Force” të përbashkët për të drejtat e punonjësve, kontratat e përbashkëta të punës, arsimin profesional dhe politikat rreth emigrimit. Më pas Rama u ndal në një takim me kreun e Dhomës së Komunëve, Lindsay Hoyle. Të premten është programuar edhe një takim mes ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi me homologen britanike Suella Braverman.

Kjo vizitë e Ramës në Britani, vjen në një kohë kur Britania e Madhe ka hartuar një ligj të ri për emigrantët, të cilët nëse futen në Britani të Madhe në mënyrë ilegale do t’i kthejnë brenda disa javësh në atdheun e tyre, ose në vende të treta si Ruanda. Ndërkohë, emigrantëve të paligjshëm që kthehen do t’iu ndalohet përgjithmonë hyrja në Britani. Një ligj i tillë prek edhe emigrantët shqiptarë, të cilët shkojnë në në Britani përmes rrugëve të paligjshme, kryesisht me gomone.

Çështja e emigrimit të shqiptarëve në drejt Britanisë së Madhe pati nxitur një debat të madh, për shkak të deklaratës së ashpër të sekretares së Brendshme Britanike Suella Braverman, e cila i cilësoi shqiptarët që shkojnë drejt Britanisë me gomone, si kriminelë dhe pushtues. Kjo nxiti edhe reagimin e madh nga ana e shqiptarëve në Britani të Madhe, të cilët organizuan edhe protestë të madhe në Londër, ku i kërkuan që Braverman të kërkonte ndjesë për deklaratën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:39
Përfundon takimi dypalësh i Ramës me Sunak, deklarata e përbashkët: Ekipi i përbashkët do vlerësojë kapacitetet e burgjeve në Shqipëri, procesi mbaron në fund të prillit

1679602524_finalprojekt.00022308.Still021.jpg

Takimi dypalësh mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak ka përfunduar. Kryeministri Edi Rama u prit sot nga Kryeministri britanik Rishi Sunak në Downing Street në kuadër të një vizite më të gjerë të kreut të qeverisë shqiptare në Londër. Të dy kryeministrat shprehën ambicien e tyre të përbashkët për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, bashkëpunimin në adresimin e kërcënimeve globale dhe rajonale dhe forcimin e partneritetit dypalësh.

Ata vunë në dukje potencialet e mëdha për rritjen e marrëdhënieve tregtare, investimeve dhe në fushën e teknologjisë, ndërkohë që  Kryeministri britanik Sunak mirëpriti sërish kontributin e rëndësishëm të komunitetit shqiptar të Britanisë së Madhe në jetën britanike. 

Si aleatë në NATO, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe partnerë të ngushtë, Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri britanik Rishi Sunak riafirmuan gjithashtu angazhimin e tyre për të punuar së bashku për mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve të të dy vendeve, mbrojtjen e demokracisë dhe promovimin e të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe një përgjigje të fuqishme ndërkombëtare ndaj agresionit nga Rusia. Kjo do të përfshijë ndihmën e mbrojtjes kibernetike shqiptare përballë kërcënimeve në internet.

Kryeministrat e dy vendeve u angazhuan për thellimin e punës në kuadër të Deklaratës së Përbashkët dhe Task-Forcës për të cilat u  ra dakord në dhjetor, për të çuar përpara prioritetin e përbashkët në adresimin e migracionit të paligjshëm dhe bandave kriminale të trafikimit të njerëzve. 

Ata diskutuan rritjen e bashkëpunimit operacional, duke përfshirë komunikimet e përbashkëta të nivelit të lartë për të frenuar pikësëpari udhëtimin e njerëzve dhe marrëveshje të mëtejshme për shkëmbimin e të dhënave dhe pasaportat. Dy kryeministrat përshëndetën progresin e deritanishëm, pasi rreth 800 emigrantë të paligjshëm janë kthyer në Shqipëri që prej muajit dhjetor, veprimet kundër krimit të organizuar dhe udhëzimet e reja të Mbretërisë së Bashkuar që përcaktojnë Shqipërinë një vend të sigurt. 

Për bashkëpunimin në drejtësinë penale, Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri britanik Rishi Sunak përshëndetën punën e përbashkët në vijim për ekstradimet, ndjekjet penale dhe kapacitetet e mjekësisë ligjore dhe ekstradimin e qindra të burgosurve në bazë të marrëveshjeve ekzistuese.

Ata ranë dakord që një ekip i përbashkët mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë do të kryejë një vlerësim të kapaciteteve të burgjeve të Shqipërisë,  një proces që do të përfundojë deri në fund të prillit, me qëllim kthimin e të gjithë shtetasve të përcaktuar shqiptarë në sistemin e burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar.

Në fund, të dy kryeministrat mirëpritën progresin në bashkëpunimin e biznesit dhe bashkëpunimin universitar, duke përfshirë hapjen e Dhomës së re Britanike të Tregtisë në Shqipëri, dyfishimin e fondit të gatishmërisë për përballimin e rrezikut të tregut për financimin e eksporteve britanike për Shqipërinë në 4 miliardë stërlina, për lehtësimin e investimeve dhe thellimin e lidhjeve mes universiteteve të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ora 19:28
Rama-britanikëve: Ai djali që vjen nga Shqipëria me varkë është si Dua Lipa, që erdhi si emigrante! Shqiptarët këtu vijnë të ndërtojnë, të këndojnë për ju

 

Kryeministri Edi Rama ka dhënë mesazhin e tij për britanikët. Në takimin me Sunak është shprehur se ata që kalojnë kanalin e La Manshit me gomone janë njësoj si këngëtarja e famshme Dua Lipa që shkoi si emigrante në Britani dhe tani punon e këndon.

“Ashtu siç djali që vjen me një varkë nuk është thjeshtë një shqiptar, por pjesë e një tabloje më të gjerë, po kështu Dua Lipa nuk është thjeshtë një këngëtare britanike, por një emigrante shqiptare që ka ardhur këtu si shumë të tjerë që kanë ardhur të ndërtojnë, të kujdesen, të gatuajnë dhe të këndojnë për ju dhe duam të sigurohemi që ky komunitet të ndihet jo vetëm i sigurt, por edhe i nderuar këtu”, tha Rama.

Ora 18:51
Biseda me Sunak, Rama: Po bëjmë maksimumin për të goditur rrjetet kriminale, dua të sigurohem që komuniteti shqiptar ndihet i sigurt këtu

 

Në bisedën e parë me kryeministrin britanik, Edi Rama ka përmendur emigrantët e paligjshëm duke thënë se në bashkëpunim po bëjnë maksimumin për të goditur rrjetet kriminale ndërsa theksoi se do të sigurohet që komuniteti shqiptar ndihet i sigurt në Britani.

"Jam shumë i nderuar! Siç e dini, kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri shqiptar në këtë ndërtesë historike dhe jam falënderues për këtë. Është një moment i veçantë ky për bashkëpunimin. Siç e thatë, ne kemi bashkuar forcat me bindjen e plotë se na duhet të bëjmë maksimumin për të goditur rrjetet kriminale dhe gjithashtu për të shmangur që njerëz të pafajshëm të zihen në grepin e këtyre rrjeteve.

Në të njëjtën kohë dua t’ju falënderoj për mundësinë që të theksoj se ashtu siç, jo të gjithë britanikët janë “James Bond” apo “Mr. Bean”, ashtu edhe jo të gjithë shqiptarët janë personazhe që dalin nga “Taken”.

Ashtu siç djali që vjen me një varkë nuk është thjeshtë një shqiptar, por pjesë e një tabloje më të gjerë, po kështu Dua Lipa nuk është thjeshtë një këngëtare britanike, por një emigrante shqiptare që ka ardhur këtu si shumë të tjerë që kanë ardhur të ndërtojnë, të kujdesen, të gatuajnë dhe të këndojnë për ju dhe duam të sigurohemi që ky komunitet të ndihet jo vetëm i sigurt, por edhe i nderuar këtu.Mollët e kalbura janë objekti ynë i përbashkët për tu luftuar dhe për të fituar këtë betejë dhe siç e thatë edhe ju, sa i takon sigurisë ne jemi më shumë se të interesuar për të forcuar bashkëpunimin tonë. Më duhet të them që prej një kohe të gjatë ndihem se ka vërtetë një angazhim serioz jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra nga ana juaj dhe pres me padurim që të bëj më të mirën sëbashku me ju.Faleminderit sërish e dua dhe t’ju ftoj të vini në Tiranë, në Shqipëri sepse asnjë kryeministër britanik nuk e ka vizituar Shqipërinë qysh prej Ëinston Churchill." – u shpreh Kryeministri Rama.

Ora 18:19
Rishi Sunak pret në zyrë Ramën: I lumtur për progresin që kemi bërë me emigrimin e paligjshëm! Do bashkëpunojmë edhe në fusha të tjera

 

Kryeminstri Edi Rama është pritur nga homologu britanik Rishi Sunak në Downing Street. Sunak ka përmendur menjëherë çështjen e emigrantëve të paligjshëm duke thënë se ndihet i lumtur për progresin e bërë ndërsa i ka theksuar se ka dëshirë që të diskutojë për ekonominë dhe për sigurinë kibernetike.

“Është kënaqësi e madhe t’ju uroj mirëseardhjen në Mbretërinë e Bashkuar, në Doëning Street sot. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qartazi kanë tashmë një partneritet të fortë dhe presim me padurim të thellojme këtë marrëdhënie me ju sot. Por po kështu ka më shumë kjo marrëdhënia jonë për të folur, që është forcimi i bashkëpunimit tonë ekonomik, tregtisë, sigurisë, sidomos lufta kundër sulmeve armiqësore dhe kibernetike me të cilat është përballur Shqipëria. Vitin e kaluar kemi nënshkruar një komunikatë për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe jam shumë i kënaqur me progresin e bërë në këtë drejtim.” – u shpreh Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar gjatë takimit.

Ora 17:42
Rama takohet me kryeministrin britanik, Rishi Sunak! Report Tv sjell pamjet nga takimi

 

Kryeministri Edi Rama takohet me kryemiministrin britanik, Rishi Sunak. Report Tv sjell pamjet nga takimi. 

Ora 17:05
Takimi me kryeparlamentarin britanik, Rama: Hoyle shprehu shqetësimin për retorikën kundër shqiptarëve! Vlerësoi rolin tonë ndërkombëtar

 

Kryeministri Rama ka dhënë detaje nga takimi që zhvilloi sot në Londër me kryetarin e Dhomës së Komunëve, Lindsay Hoyle.

“Takim me Kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, i cili shprehu keqardhje për retorikën shqetësuese ndaj shqiptarëve dhe duke nënvizuar domosdoshmërinë e luftës së përbashkët kundër rrjeteve kriminale, theksoi vlerat e pamohueshme të komunitetit shqiptar në Britani, si edhe ngriti lart rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, shkruan Rama krah fotove.

Ora 14:50
Vizita në Britani të Madhe/ Rama takim me kryetarin e Kuvendit

 

Në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kreun e Dhomës së Komunëve, Lindsay Hoyle. Në foto vihet re se Rama është i shoqëruar nga ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith.

Ora 14:12
Rama-britanikëve: Ashtu si ju nuk jeni vetëm 'Mr. Bean', as ne nuk jemi vetëm 'Taken'

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Britanisë ku do të takohet edhe me homologun britanik Rishi Sunak. Kreu i qeverisë ka dhënë një intervistë për “Today” të BBC Radio 4, këtë mëngjes.

Gjatë kësaj interviste, Edi Rama dënoi retorikën e përdorur nga politikanët e vendit ndaj emigrantëve shqiptarë në Britani.

“Ashtu si Britania nuk është James Bond apo Mr. Bean, edhe nuk jemi vetëm “Taken”, u shpreh Rama duke iu referuar filmit të Liam Neeson ku shqiptarët portretizohen si trafikantë të qenieve njerëzore.

‘Kështu, ne jemi këtu si një komunitet i rëndësishëm dhe japim kontributin tonë me shoferë, kuzhinierë, profesionistë të sektorëve të ndryshëm, ndërtim, madje edhe këndojmë për ju djema! Nuk është thjesht çështja të mbërriturve me gomone. Është një çështje komplekse e cila lidhet me aspiratat e tyre për një jetë të sigurt në këtë pjesë të botës.

Nuk jam këtu për të komentuar ligje të cilat kanë ndezur opinionin tuaj publik dhe debatin këtu. Jam këtu për të provuar dhe për të kaluar mesazhin se Shqipëria është një vend tejmase i bukur, po rritim turizmin, dhe më shumë britanik, europianë po vizitojnë vendin tonë.’- tha ndër të tjera Rama.

Ora 12:21
Edi Rama intervistë për BBC Radio në Londër, kritikon gjuhën e Braverman për emigrantët shqiptarë: E turpshme

 

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka kritikuar Sekretaren e Brendshme, Suella Braverman, duke e quajtur veçimin e emigrantëve nga Shqipëria si një moment “të turpshëm” për politikën britanike.

Edi Rama, i cili ndodhet në Britani për bisedime me Rishi Sunak, tha se komentet e Bravermanit vitin e kaluar për "kriminelët shqiptarë" që kaluan me varka të vogla në Kanalin e LaManshit, mund të konsiderohen vetë krim.

“Fatkeqësisht, ne e kemi parë veten dhe komunitetin tonë duke u veçuar në këtë vend për qëllime politike. Ka qenë një moment shumë, shumë i turpshëm për politikën britanike,” tha ai për programin Today të BBC Radio 4, shkruan 'The Guardian'.

Vërejtjet e Braverman ishin një "pikë e ulët", tha ai, duke shtuar se vullneti politik për të kapërcyer përkeqësimin e marrëdhënieve ka mbetur.

“Ajo që është thënë nga anëtarët e kabinetit, duke filluar me sekretarja e brendshme, [është] veçimi i komunitetit tonë, që nuk është diçka që ju bëni në qytetërimin tonë dhe është diçka që nuk përfaqëson fare Britaninë, ” tha ai. “Ne gjithmonë do të refuzojmë ta kemi këtë përzierje mes disa kriminelëve dhe shqiptarëve si të tillë, sepse dhënia e një vule etnike krimit në vetvete është krim”.

Braverman zemëroi shumë shqiptarë me komentet e saj për qytetarët e tyre në parlament tetorin e kaluar. “Nëse Laburistët do të ishin në krye, ata do të lejonin të gjithë kriminelët shqiptarë të vinin në këtë vend, do të lejonin të gjitha varkat e vogla të vinin në Britaninë e Madhe, do të hapnin kufijtë tanë dhe do të minonin totalisht besimin e popullit britanik në kontrollin e sovranitetin tonë”, u tha ajo deputetëve.

Sekretarja e Brendshme u akuzua gjithashtu për përdorimin e gjuhës nxitëse kur tha se bregdeti jugor i Anglisë po pushtohej nga azilkërkuesit. Në konferencën e partisë konservatore ajo tha: "Shumë prej tyre pretendojnë se janë trafikuar si skllevër modernë... e vërteta është se shumë prej tyre nuk janë skllevër modernë dhe pretendimet e tyre për trafikim janë gënjeshtra."

Rama, një anëtar i qendrës së majtë i grupimit socialist dhe kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013, tha se ishte "shumë i kënaqur" me sjelljen e Sunak. “Ne kemi vendosur një rrugë të qartë për të trajtuar së bashku çdo gjë që duhet të përjashtohet nga marrëdhëniet tona dhe nga bota jonë e ligjit dhe drejtësisë, por në të njëjtën kohë duke u siguruar që disa mollë të kalbura të mos përcaktojnë komunitetin shqiptar këtu dhe marrëdhëniet tona.'- tha ai.

I pyetur për Boris Johnson, kryeministri shqiptar zbuloi se e kishte parë paraqitjen e tij përpara Dhomës së Komuneve.

Ai tha se ”me Borisin kemi pasur marrëdhënie të mira. Më vjen shumë keq për të. Do të doja të mos e kishim parë siç e pashë dje, në një moment vërtet shumë të vështirë për dikë që ka qenë në krye të politikës britanike”.

Ora 11:48
Rama takim në ‘London School of Economics’: Të krijojmë ‘Task Forcë’ të përbashkët për të drejtat e punonjësve

Kryeministri Edi Rama ndodhet për vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe. Kreu i qeverisë ka zhvilluar një takim në London School of Economics,  për të krijuar një “Task Force” të përbashkët për të drejtat e punonjësve, kontratat e përbashkëta të punës, arsimin profesional dhe politikat rreth emigrimit

‘Londër - Në prestigjiozen London School of Economics për të krijuar një “Task Force” të përbashkët për të drejtat e punonjësve, kontratat e përbashkëta të punës, arsimin profesional dhe politikat rreth emigrimit.’- shkruan Rama.

 

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 24/03/2023 10:28

    Ky kryeministèr, "tè zgjidh problemet", nuk lèviz ky nga vèndi deri ta zgjidhè. Nè Greqi, ishte, para se tè mbèrrinte nè Londèr. E patè si i zgjidhi tè gjitha problemet atje? Ua plasi syve grekèrve tè gjitha krimet qè bèjnè çdo ditè ndaj shqiptarève. Sot e mbrapa, nuk do kenè mè probleme shqiptarèt atje. Pika qè su bie. Problemet, i kemi prej korrupsionit tè qeverisè sè tij, kètu nè mèmèdhe. Kur tè vini, do e pèrjetoni pèrsèri. Fillon rrumpalla nè kufi dhe mbaron tek spitalet. Gjithkund rregull dhe higjenè e kemi. Mos e provofshi. Ky kryeministèr, jeton nè botèn e çudirave. Èshtè bota e paturpèsisè dhe mungesès totale tè pèrgjegjèsisè. Jo jo, asnjè shqiptar dhe shqiptare, kudo qè ndodhet nèpèr botè, nuk gjen dhe nuk pret ndihmè nga njè kryeministèr qè ka gjysmèn e kabinetit tè tij nè burg. Ajo gjysma tjetèr, pret vendimin e SPAK. Faleminderit pèr asgjè z.Rama. Mbaje mirè Saliun dhe Metè hajdutin qè e bère president. Tè duhen ata,,,si gogolè, pèr tu thènè shqiptarève,,,,unè jam mè i mirè se kèta.!!!

    Përgjigju
  • Mir mengjes nga ????????: 24/03/2023 07:33

    Mos flisni si per 2050. Ne qe jetojme ketu në britani prej 26 vitesh dhe ndjemi mete respektuar si në vendin tone. Ketu nuk ka rracizem ketu as dhe nje shqiptare ju garatoj qe te djehet I diskriminuar se esht shqiptar nuk ka shance . Shqiptaret vijne ketu se bojn cfar ti ket qen mendja dhe kete mundesi nuk ka jep as dhe nje shtet tjeter. Kjo osht arsyja. Rracizem dhe diskrimin ketu nuk ekziston.klm dhe zoti u rujt nga nje plumb qorr në shqiperi pradaj largohen shqiptaret.

    Përgjigju
  • Kasem Aga: 24/03/2023 07:23

    Përshëndetje Iris po moll të kalbura ka çdo shtet i Botës son e pra i bie që simbas furnitorit të zhduket njerzimi. Jo Iris i dashur nuk është kshu. Anglia ka probleme të pa para e qeveria e Anglis fain do tja hedhi Shqiptarve. Anglia doli nga Europa se ishte bloz, bloz e Indjanja Baverman me atë lloi fytyre na shan ne shqiptarve. Po a e di ti Iris sa Shqiptar ka Anglia ? E 90 % e tyre jan shëmbull punoin paguajn taksat e shtetit Anglez kan bler shpi kan sdudjuar jan bër mjek, profesor, inxhinjer e me shum zanate. Pra Qeveria Angleze fain e tyre duan tja shesin Shqiptarve. Çdo vënd i Botës ka kriminel, o jan kriminel e mafjoz Italjanët o ska nacjonalitet tjetër në Bot. Por aman Italjanët si shan njeri. Pra e dashura Iris është vetëm maskaralliku Anglez . Falemnderit për mirkuptimin.

    Përgjigju
  • BBV ZIMBABUE: 24/03/2023 03:18

    O popull pse grindeni se cili eshte burr shteti, burr shteti kemi Luizin ate do ta kemi kryeministrin e ardhshem.

    Përgjigju
  • qalliu: 24/03/2023 00:55

    HAP PUNE DHE RRIT RROGAT,,,KJO ESHTE RRUGA QE SHQIPTARET TE MOS IKIN NE EMIGRACION..../////

    Përgjigju
    • Hap tunel: 24/03/2023 03:12

      Vetëm një tunel Vlore Itali i bën Shqiperine vend tregtia dhe modern ! Pa italine kemi mbaruar ! Lindi pyetja a do të sperkaten me satelit 1/2 mushkonjat se po vjen sezoni veres ! Ketu në Itali ka nis dizinfektim me avjon!

  • Iris: 23/03/2023 23:46

    /KASEM/,pershendetje! Sigurisht qe Rama punon dhe po bashkepunon me britaniket.Ne prill,perfundon procesi i perbashket per t'i bere burgjet shqiptare sa me te rehatshme,sepse te gjithe shkelesit e gangot shqiptare,sist.britanik i drejtesise ka per t'i kthyer me /poste speciale/ qe t'i marrim ne dorezim dhe pastaj drejtesia shqiptare t'ua ndryshoje e tjetersoje denimin e marre ne Britani,sic ndryshuan e liruan Bajrin e derguar nga belget.Sigurisht qe Rama punon e po djersitet duke bere nje perpjekje te deshperuar per te krahasuar cdo gango e trafikant me pa te drejte me Dua Lipen.Duas i dolen rrylat duke kenduar dhe prinderit e saj duke punuar ndershmerisht,nuk ngriten as shtepi bari,as shiten qosheve heroine dhe as u morren nevojtareve te tjere para per te kaluar kanalin.Dhe sigurisht qe ka plot shqipo te ndershem qe punojne e perpiqen,por ato /mollet e kalbura/ /djegin/ te gjithe qesen,te pakten keshtu me eshte pergjigjur nje here nje furnitor ne nje supermarket kur e pyeta pse po hidhte te gjithe pakon,kur vetem nje molle ishte e kalbur dhe ate mund t'a hiqte e t'a zevendesonte me nje te rregullt.Duket qe britaniket e kane marre me qejf rolin e atij furnitorit me menyren si po i trajtojne shqiptaret.

    Përgjigju
    • McDonald: 24/03/2023 03:22

      Nese largohet mc Donald do vdesin njerez për buke? Iken shqiptari shkon tjetri ka bota qindra shtete ! Në kapitalizem klientit I jepet mundesia siç Ju dha ukrahines kishte nevoje për arme i shiti gjithë bota ! Shqipria u rrudh e vogël ! Shqiperia ka nevoje për rifresh politik dhe Kjo nuk do ndodhe kurr ! Vend i vogël endrra te vogla !

  • Doreheqje: 23/03/2023 22:31

    Uroj RAMA të mos jape doreheqje pasi i duhet mirë vendit ! Urojme që Italia të mbeshtese shqiperine ! GraZie Italia

    Përgjigju
  • ALI AGA: 23/03/2023 22:19

    O Zot po lexoi komentet e Shqiptarve e aty gjen çudira. Ky po po po thot 1 billion euro e thot Sërbis ka mar lek më shum se Shqipria. Po a e di ti o po po po sa miljon bevor ka Sërbis ? ? ? Që ka mar 240 miljon euro. Kurse Shqipria ka mar 80 miljon euro. Kto euro jan ndar në Bez të banorve që ka shteti. E Sërbi ka 9 miljon bamir e ka mar 240 miljon euro. Kurse Shqipria ka 3 miljon bamir e ka mar 80 miljon euro pra o po po po koti fare si Sërbis si Shqipris i kan dhën njësoi pa as një ndryshimi. Se Sërbis ka 3 her më shum se Shqipria bevor e ka mar 3 her më shum 240 miljon. Pra mos komento si IDJOT obpo po po kur je analfabet. Po komento me fakte e me drejtësi. Edi Rama mund të ket 1.000 gabime por është BURR SHTETI e po punon për Shqiprin. Po ça të bëj Edi Rama me tipa si ty që thua 1 billion euro ? A e kupton ti da mbrapa BOTE je ?

    Përgjigju
    • Po po: 23/03/2023 22:42

      RAMA eshte fitues puna eshte të rritet me shume sesa Serbia se në shqiperi RAMA nuk e mund askush vetëm po e mundi lali Eri problemi eshte që kemi mbetur prapa Serbia GDP e ka sa Croatia ndersa neve jemi akoma sa maqedonia e Veriut (që ka me pak popullsi ) ! Une kam vite që nuk votoj se jam 87 vjec mirë që shikoj gjera që rinia nuk i shikon dot ! Ta doni shqipërine sa e dua Une Ju do ishit ne BE tani !

  • Për Po Po: 23/03/2023 21:16

    O debili ler me pseudonimin po po o analfabet që paske mësuar me shkruajtur. Po a e di ti mor kaçup i pjerdhur seç do të thot 1 biljon Euro ? ? ? Obobobo çe ka gjet Shqiprin me kshu ölosha e pallosha si üo po po. 1 Biljon euro dhe vet europa üo ti mari bëhet prall o pall. Europa dha 1 miljard euro o palloshi po po po. Prandaj vazhdo e mëso shkrim paske mësuar po mëso matematik mos thuaj si Öuli 7×7=42 o po poja Debili ler. Obobobobo o i shkreti ti sa i TRASH qeke e komenton si ekspert Sume.

    Përgjigju
    • Gabim: 23/03/2023 23:01

      E keni gabim

  • Italianofil: 23/03/2023 20:39

    VETEM ITALIA NA DO ! URBI ET ORBI . Zoti bekofte italine !

    Përgjigju
  • Kasem Aga: 23/03/2023 20:18

    O Iris a e shikon Edi Ramën se çfar Burri shteti është Edi Rama ? Apo nuk quhet ai po i flet Botës si i barabart tamam Shqiptar krenar siç është e vërteta se shumica e Shqiptarve punoin me nder e me lavdi e jan shëmbull kudo që jan. Çdo komb ka plera, kriminel e hajdut. Prandaj o Iris mos pirth nga goja mos u bë si Arbërori që është analfabet e vetëm e shan Edi Ramën. Edi Rama Burr i madh i Shqipris Burr i rall. RROFT SHQIPRIA POSHT QENI HAJDUT KRIMINEL SALI BAJGA.

    Përgjigju
    • edi: 24/03/2023 09:14

      E more Kasem Aga prandaj kemi dale ne drite ne sepse kemi Ramen burre shteti! Prandaj per ne nuk pyet askush se Rama u ka treguar vendin te gjitheve njelloj si Enveri dikur ! Mjer ne per kete burre shteti injorant qe edhe Vuçiç e perdor si leve per teshtypur kosovaret.

  • Alb: 23/03/2023 19:59

    Sna ka faj kush por vete politika e dhime shqiptare.

    Përgjigju
  • Pensionisti: 23/03/2023 19:38

    Të therriten pensionist anglez për të berë pension në shqiperi dhe për të blere shtepi në Bregdet shqiptar ! Plot 1 milion britanik jane pensionist në Spanja pse të mos vijne në shqiperi? RAMA të bej dicka për ti berë një super publicitet shqiperise për turizmin bregdetar dhe historik !

    Përgjigju
  • Ceni: 23/03/2023 19:30

    Po per ata mijera shqipetare qe nga e keqja dhe kushtet ekstreme te mbijeteses u detyruan te paraqiten si kosovare 20 e disa vite me pare dhe tani po ju merren dokumentat a ke biseduar/menduar per ndonje rruge zgjidhje?

    Përgjigju
  • Eni: 23/03/2023 18:28

    Presim me te miren nga ana juaj

    Përgjigju
  • Roni: 23/03/2023 18:27

    Me politikat e duhura do zgjidhet dhe kjo ceshtje

    Përgjigju
  • Dean: 23/03/2023 18:08

    Po punoni shume per kete vend,ju lumte qe e perfaqesoni ne menyre kaq dinjitoze

    Përgjigju
  • Dea: 23/03/2023 18:07

    Bravo qe e keni rritur kaq shume rolin e shqiperis ne arenen nderkombetare.

    Përgjigju
  • Dcr: 23/03/2023 18:02

    E çuditshme qe eshte kryeministri i pare qe viziton britanin e madhe, kryeministrat e meparshem cilat shtete vizitonin pakistanin, kuvajtin?. Inshalla po heqin vizat edhe britaniket te levizin lirisht njerzit, duket e veshtire por mund te ndodh ne te ardhem. Dhe po te ishin te gjithe shqiptaret me sjellje te mire dhe qytetare, dhe pa u marr me shtepit e barit, nuk do te kishte viza per te udhetuar ne britanin e madhe.

    Përgjigju
  • Faik: 23/03/2023 17:37

    Mbroji SHQIPTARÉT nga KANIBALÈT , VAMPIRÈT dhe nga GJAKPIRÉSIT e FÉMIJÉVE , siç jané Arben Ahmetaj , Ridvan Bode , etj etj etj etj etj MONSTRA qè jané tek 3 BANDAT KRIMINALE PD , PS , LESH e LI !!!!! NUK duam mbrojtje FALLCO gjoja nga SHTETET si BRITANIA , sepse BRITANIA , GJERMANIA , ITALIA dhe ZVICRA kanè mbajtur 60% tè SHQIPÈRISÈ me té ARDHURA tè MAJME !!! STOP KORRUPSIONIT ! STOP KORRUPSIONIT ! STOP KORRUPSIONIT !! STOP CORRUPTION ! STOP CORRUPTION !! CORRUPTION in ALBANIA is a CANCER !! LARG duart e ZEZA té BANDAVE KRIMINALE té Politikès sè ZEZÈ 32 VJEÇARE , nga PARATÉ PUBLIKE té SHQIPTARÉVE !!! Ai qé i jep FUND KORRUPSIONIT , i ka mbrojtur SHQIPTARÈT mé miré se kushdo tjetèr !!

    Përgjigju
  • Vini: 23/03/2023 17:27

    Sa mire qe degjojme kaq fjale te mira

    Përgjigju
  • Toni: 23/03/2023 17:26

    Britaniket kane folur shume mire per vendin tone

    Përgjigju
  • Alb: 23/03/2023 16:13

    Armiku mposhtet me pune ka than shoku enver.

    Përgjigju
  • Arbërori: 23/03/2023 15:32

    Bravo qeverisë

    Përgjigju
  • Fadili: 23/03/2023 15:24

    Mos harro se indiani eshte me rracist se anglezi!

    Përgjigju
  • Ledio: 23/03/2023 15:22

    Ne serialin "Rama 1" kur me ndihmen e Metes dhe prapaskenat e Berlinit, i hipi karriges se pushtetit, shpalosi dashurine pa kufij alla pro gjermane, duke katapultuar neper administrate dhe rreth vetes gjermanofilet. Sic me pseudo gjeneral Leshin qe tani bredh poshte e lart me duar ne xhep. Anglezet madje asqe i konsideronte per te folur e jo takuar. Kur ne serialin e dyte dhe kete te tretin permbysi kupen e Berlinit dhe iu sul trajses se Washingtonit, dhe ne kembim te bashkepunimit per te minuar Levizjen VV ne Kosove mori jo pak por ndihme te perbashket per te eleminuar opoziten dhe korrupsionisur vete zot e shkop, i lindi kjo dashuria e re "pro" britanike! Si duket, e ka gjenetike nderrimin e padroneve sikunder mbreti grate, sic thote populli. Ose mbase i duket vetja mbret, mbreti i fundit i kuq i te keqes komuniste. Sidoqofte, lutemi per shkuesit e lajmeve te jeni korrekte pasi ne MB Parlamenti eshte Parlament dhe jo Kuvend. Dhe nuk ka Kryetar por Spiker. Mos e konfondoni me termat shqiptaro-sovjetik.

    Përgjigju
  • SHPETIMI JAKU: 23/03/2023 15:12

    Bravo te qofte ????????????????

    Përgjigju
  • titi: 23/03/2023 14:44

    watefahc rama me gjith ju komunista

    Përgjigju
  • genic: 23/03/2023 14:07

    Kjo eshte ajo qe duhet bere dhe Rama po e ben sic duhet.

    Përgjigju
  • Mondi: 23/03/2023 13:40

    Nje vizite e cila do te jete ne te mire te Shqiperise

    Përgjigju
  • klodjan: 23/03/2023 13:25

    Shqiptaret te gjithe i duan dhe kjo eshte nje fakt lere ca flasin keq

    Përgjigju
  • O më ha mutin: 23/03/2023 12:46

    A e pe mor analfabet sa e bllokoje dot komentin tim o maloku ritintin po ti smerke vesh o pallavesh un me Universität e kam lind në USA Kurse ti malok e do më bësh mua bllok.

    Përgjigju
  • cash: 23/03/2023 12:44

    Ha ha ha, po kerkon ngritjen nje Task force te perbashket per te drejtat e punonjesve. Ngri fillimisht nje force kontrolluese per gabimet e ketyre te diplomuarve tek "Kioska Kristal", pastaj mendohu kur flet. Perendimi i ka te garantuara te drejtat e gjithkujt, ti ishe qe shkove ne Itale dhe mundoheshe ti joshje investitoret me mungesen e sindikatave. Pallosh.

    Përgjigju
  • BABULI TANGULI: 23/03/2023 12:43

    O Arbër ose Arbëror Edi Rama takon Burra shteti rojen e takon mamaja jote sërbe. O ARBËRORI kok katrore Edi Rama ja ka rras Saliu pras po deshe dhe ty Edi Rama ta rras o Arbërori pras i gjithi debil kosovar analfabet me babën Taleban o Arbërori mbaruar komplet i diskretituar.

    Përgjigju
  • UK Britannia: 23/03/2023 12:35

    Rama ka mbet pa miq te medhenj ne gjeopolitike ! Per mua duhet te jape dorheqje kur rikthen ne tirane

    Përgjigju
    • Erik: 24/03/2023 09:57

      Çfare na the o bir? Kur flet shefi yt dhe shefi im a behesh me i besueshem apo me i mençur? Nese ti zgjedh te jesh ne krahe te SHBA normalisht qe nuk do krijosh marredhenie paralele strategjike me Kinen dhe Rusine, te vetmet qe s'jane mike me Shqiperine. Mos prit qe Shqiperia te jete cdo dite ne vemendjen e Kanadase, Frances, UK dhe Italise qe permend se as Serbia nuk eshte ne qender te saj. Dikush e ka thene me poshte qe Rama gjate 2 muajve te fundit ka vizituar 3 shefa qeverish te BE, pjesen tjeter neper samite si i Mynihut etj. Mqse paske permendur paketen e ndihmes e verteta eshte e tille: Nga 500 milionë eurot grant, Serbia është përfituesi më i madh me 165 milionë euro, Shqipëria me 80 milonë euro, Maqedonia me 80 milionë euro, Kosova me 75 milionë euro, Bonja 70 milionë euro dhe Mali i Zi me 30 milionë euro. Nuk mundet te marre Shqiperia vecmas me 3 milion banore njejte sa Serbia me 7 milion dhe me sektor privat me te zhvilluar si yni shoqeruar me konsum me te larte te energjise. Ne paketen e dyte mund te ishte e perfshire edhe Shqiperia ne mbeshtetje te sektorit energjetik, por Shqiperia zgjodhi SHBA para BE per financimin e projektit te Skavices. Ne fund BE premton, por nuk shperndan. Ka qe ne vitin 2014 qe flet per fondin 1 miliard per infrastrukturen rrugore dhe hekurudhore dhe kane kaluar gati 10 vjet qe nuk avancon ideja. Me kete ritem qe ndjek BE, rruget ne Shqiperi do beheshin nga 2050 me kismet.

    • Lumi Po: 23/03/2023 23:08

      Keni të drejte i nderuar ! Njerez si Ju I mungojne shqiperise !

    • Për po po: 23/03/2023 22:33

      Shume e vertete ! https://www.wbif.eu/news-details/1-billion-energy-support-package-western-balkans-approved-5-december Shqipëria ka nevoje për intelektual si Ju edhe pse dukeni që jeni pensionist i nderuar

    • Per Rikun: 23/03/2023 19:15

      Ne fakt BE erdh ne shqiperi dhe nga 1 billion euro ndihme energji mori vetem 80mil€ nga ndihma per krizen energji tike per Western Balkans ! Pyete profesorin tend nese ke shkolle nese kemi 1 billion€ dhe nga kjo shume ndahet ne 6 shtete i bie Shqiperia merr vetem 80 mil€ te tjeret si serbia etj marrin 300 apo 400 mil€ ! Pyet ndonje profesor mos pyet njerez partiak se partia te ka lene mbas bote nga te gjithe krahet politik une jam me shqiperine ! Ndaj them kritikojeni ramen qe sot ne 2023 na duhen miqte , USA duhet te prese ramen ne Washington dhe po ashtu duhet Rama te shohe sesi po ecen serbia e cila mori shume ne tavoline pa bere as njohje as nuk ka det serbia , eshte turp me ta hedh serbia politike jashtme ! Se ka djem Shqiperia shume te afte ne diplomaci! Koha per reflektim! Britannia madhe sot mbeshtet me shume serbine sesa Shqiperine kjo fale Edit , dhe kjo ndikon dhe ne turizem !

    • Po Po: 23/03/2023 19:10

      Fiks e keni gjetur ! Me thoni nje shtet nga G7 qe ka Rama mik pervec italise me 1 milion shqiptar mik i bere nga anija Vlora ! Serbia nga 7 shtete te G7 e ka me mire sesa Shqiperia ne 6 prej tyre ! Ndaj Rama ta mbaje mend ai qe e do ja thote gjerat drejt ! Rama ne Britani nuk ka mik Sunak por Toni Blair dihet ajo pune pra mik pa portfol juridik sikurse burri Carla Brunit , Sarkozia etj etj ! Ndaj Rama duhet te rrise influecen pro shqiptare duke arrit qe 2023-2025 te kemi nga G7 fuqite ti kemi 4-5 fuqi medha me shume pro shqiptare sesa pro serbe! Nga 1 milliard qe moren WB per energjine vetem 80mil€ mori Shqiperia ! Bejini mire llogarit o komentues eshte mire dhe per ju dhe per te gjithe !!!

    • Kistra: 23/03/2023 18:36

      Brenda 3 javeve ka takuar: Kryeministren e Danimarkes, Kancelarin gjerman, Kryeministrin japonez, Kryeministrin grek, Kryeministrin Britanik pa perfshi dy Komisioneret e BE. 3 prej tyre anetar te G7.

    • Erik: 23/03/2023 15:09

      A thua ka mbet pa miq te medhenj? Rama eshte ne zenitin e tij politik prej kaq vitesh duke bere ate qe s'po e ben kush ne Ballkan. Mori gjithe drejtuesit e BE-se dhe i solli ne Tirane me 6 dhjetor 2022. Ne shtator perseri do sjelle kancelarin gjerman dhe shefat e diplomacise se BE-se ne Tirane ne Samitin e Berlinit per Ballkanin Perendimor. Mos u cudit nese ne Tetor zvendeson Stoltenberg si Sekretar Gjeneral te NATOs.

  • KALESHI MERSEPES BESNIK GAZI ÇAFAJ: 23/03/2023 12:29

    O Sali Bajga Edi Rama ta ngopi o Sali gopi. Se Edi Rama është çun Tirone o Saliu nallone. Ti tani je bo gati o Sali lugati për në Reç o Saliu përç.

    Përgjigju
    • Doktori: 23/03/2023 16:36

      Ilaçet, mos i lër ilaçet

  • Gezimi: 23/03/2023 11:07

    Britania ka premtuar ndihma financiare per investime në shkëmbim të kthimit të azilkërkjesve dhe kjo u intereson pushtetarëve.

    Përgjigju
  • arber: 23/03/2023 11:03

    Parimisht pritet te takohen praktikish do takoj rojen e kryeministris

    Përgjigju
  • jori: 23/03/2023 10:54

    urojm te kemi ndonje lajm te mire

    Përgjigju
    • Pastiqeria: 23/03/2023 20:38

      Thuhet se do vijne sufllaqe nga anglia me Byrek me gjixe, ja hodhem verferise me duket ! Lol

    • eriglen: 23/03/2023 12:57

      per cfare o idiote patronazhiste...

  • Donika: 23/03/2023 10:02

    do te diskutohet nje ceshtje qe ka prekur te gjithe shqiptaret.

    Përgjigju
    • Donika: 23/03/2023 11:14

      Ha barishte or teeeejjjjj

    • Or tej: 23/03/2023 10:31

      Ha sufllaqe or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump