Duket se presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, aksidentalisht ka treguar se forcat ruse të Vladimir Putinit po planifikojnë të pushtojnë edhe Moldavinë. Në një adresim të Këshillit të Sigurisë, Lukashenko është parë para një harte që dukej se tregonte një sulm të planifikuar nga Ukraina lindore në Moldavi, ish-republikë Sovjetike në kufi me Ukrainën dhe Rumaninë.
Harta tregon edhe planet e ushtrisë ruse përreth Ukrainës. Aty shpjegoheshin në detaje vijat e sulmit në Ukrainë, disa prej të cilave ndodhën në ditët e para të sulmit, si ai në Kiev nga veriu dhe në Kherson nga Krimeja.
Por disa nga sulmet ende s’kanë ndodhur – një nga to shihet si planifikim për drejtim kah Moldavia nga Odesa, duke sugjeruar planet e Rusisë për të marshuar tutje.
“Në seancën e sotme të Këshillit të Sigurisë, Lukashenko shfaqi atë që duket si harta e vërtetë e pushtimit. Ajo tregon infrastrukturat ushtarake ukrainase të shkatërruara nga raketat nga Bjellorusia dhe drejtimet e sulmeve (të gjitha të kryera, pos asaj të Odesë-Transnistrisë). Po ashtu, Ukraina shihet e ndarë në katër pjesë”, ka shkruar gazetari bjellorus, Tadeusz Giczan në Twitter.
Ushtria e Rusisë është duke vazhduar me sulmet në qytete të ndryshme të Ukrainës. Rusia ka thënë se tashmë i ka marrë nën kontroll disa qytete të mëdha, por kjo është mohuar nga Ukraina.
Bjellorusia dhe Serbia janë dy vendet e vetme në Evropë që s’kanë vënë sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.4%
-
Jo
62.9%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 526
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryediplomati hungarez kritikon sanksionet e BE-së gjatë vizitës në Minsk: Neve s'na pëlqen politika e sanksioneve
31 Tetor 2024, 20:57
-
Putin: Rusia ka të drejtën të përdorë armë bërthamore nëse Bjellorusia sulmohet
26 Shtator 2024, 07:44
-
Bjellorusi, çfarë nënkupton falja e 30 të burgosurve politikë nga Presidenti Lukashenko?
7 Shtator 2024, 22:20
-
BE-ja shton 28 zyrtarë bjellorusë dhe “propagandistë” në listë të zezë
5 Gusht 2024, 17:32
-
Dy vite nga bombardimi i konsullatës shqiptare në Ukrainë, prokuroria shqiptare interesohet për ecurinë e hetimeve
11 Maj 2024, 21:51
-
Meçollari: Rusia s’ka kapacitet të sulmojë, një vend të NATO-s, por nëse merr Ukrainë fiton avantazh
2 Prill 2024, 19:28
-
Erdogan: Turqia, e gatshme të organizojë samitin për paqe mes Moskës dhe Kievit
8 Mars 2024, 21:35
-
Raketa ruse mesazh për Mitsotakis? Publikohen detaje nga vizita e kryeministrit grek në Ukrainë
7 Mars 2024, 15:26
-
Mundësia për të dërguar trupa ushtarake në Ukrainë, Macron-vendeve të NATO-s: Nuk është koha për t’u treguar frikacakë
5 Mars 2024, 20:20
-
Zelensky javën e ardhshme në Tiranë, çelet ekspozita 'Ukraina, një krim lufte', Rama: Në samit liderët nga Evropa Juglindore
22 Shkurt 2024, 19:56
-
Raporti britanik: Rusia po rindërton kapacitete për destabilizuar Evropën! Përmendet edhe Kosova
20 Shkurt 2024, 16:32
-
Lufta në Ukrainë/ Kina: Ne nuk i shesim armë vdekjeprurëse Moskës! Media: Luftëtarët e parë amerikanë F-16 në Kiev në qershor
18 Shkurt 2024, 08:42
o legen
Përgjigju