Mikel Selmanaj 30 vjeç humbi jetën në momentin që po linte stadiumin pas humbjes që Flamurtari pësoi përballë ekipit të Kukësit me rezultatin 0-2.
Rrethanat janë ende të paqarta sesi tifozi kuqezi humbi jetën kur po dilte nga stadiumi. Pistat e ngritura dhe ku po hetohet për momentin janë dy; humbja e ekuilibrit në momentin që po dilte dhe dyshimet se e ka shtyrë duke e rrëzuar një efektiv policie në nervozizëm e sipër pas një debati, sipas tifozë që ishin të pranishëm.
Sipas burimeve për REPORT TV, hetimet kanë nisur edhe brenda radhëve të bluve të Vlorës nëse rënia fatale me kokë në trotuar e tifozit Mikel Selmanaj erdhi si pasojë e shtyrjes nga efektivi kur 32-vjeçari po dilte nga stadiumi.
Në foto vitkima Mikel Selmanaj
d.b/shqiptarja.com